Lapaj “ndërron mendje”, heq babain si kryesues të listës në Berat

Lapaj “ndërron mendje”, heq babain si kryesues të listës në Berat

Adriatik Lapaj duket se ka tentuar të adresojë kontradiktën që u krijua në raport me listat e kandidatëve për deputet të koalicionit të tij “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Babai i tij, Ferman Lapaj nuk është më deputeti i parë në listën e Shqipëria Bëhet në Berat.

Lajmi se babai i tij, Ferman Lapaj, ishte kryesues i listës së koalicionit në Berat bëri menjëherë xhiron e mediave.

Ferman Lapaj nuk është më deputeti i parë i Shqipëria Bëhet në Berat. Ai nuk figuron më në listën e finalizuar në KQZ. Është Aleksander Bacaj ai që kryeson listën në qytetin e Beratit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Lapaj ditën e djeshme u përgjigj duke thënë se po përdorej kundër tij një listë paraprake dhe se kandidimi i njerëzve të besuar në listat e mbyllura është forma se si Shqipëria Bëhet po refuzon listën e mbyllur. Sipas Lapajt, kandidatët realë janë në listat e hapura, dhe në rast fitoreje të mandatit, ato njerëz të besuar në listë të sigurt do të tërheqin emrin për të lejuar kandidatin nga me më shumë vota nga lista e hapur të marrë mandatin.

Por kjo paqartësi nga koalicioni Lapaj-Shabani ka shkaktuar një furtunë të vërtetë. Listat e “Nisma Shqipëria Bëhet” shkaktuan kontradikta ditët e fundit. Përveç rastit të babait, lajm bëri edhe marrëveshja e lënë përgjysmë e minutave të fundit me Dash Sulën, deputetin e zhgënjyer të Partisë Demokratike, me kritikë që e quajtën pazar të prishur.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *