Kush kontrollon mediat komtrollon pushtetin e manipulon votën!

Kush kontrollon mediat komtrollon pushtetin e manipulon votën!

Nga Alba KEPI

Qeveria shqiptare ka krijuar Ministrinë e Propagandës; quhet MIA-Agjensia për Mediat e Informim.

Sic cdo regjim totalitar tashmë i modernizuar më XXI, manipulimi nis në qasjen me një emër ndryshe për “ndërtimin e konsesusit të publikut”- nga Ministri në Agjensi.

Objektivi – Manipulimi e instrumentalizimi i realitetit përmes kontrollit të mediave publike e private e përdorimit të “misinformation and disinformation”

Italia me rreth 60 milionë banorë drejtohet nga Qeveria Meloni e përbërë nga 25 anëtarë; 10 janë Minsitra pa partofol e 15 janë Ministra.

Zyra e Komunikmit e marëdhënesi me Mediat e qeverisë Italiane pèrbëhet nga 38 persona ndër të cilët 6 janë drejtues sektori, 10 janë eskspertë e 22 personel.

Shqipëria thonë mbi 2 milionë banorë por dhe në të dhënat e regjistrimit të popullsisë interpretimi politik zëvendëson shifrat, ka mbi dyfishin e organikês së makinês komunikuese e taportit me mediat që ka Italia.

🔴Qeveria shqiotare përbëhet nga 18 ministria.

Zyra e Shtypit dhe e marrëdhënies me Mediat i kanë dhënë statusin Agjensi: Agjensia për Mediat dhe Informim.

Organika e saj është e përbërë nga 69 punonjës, një Drejtor, një zëvendës drejtor, 5 Drejtori e 9 Sektorë me drejtuesit përkatës.

Numrin më të lartë të personelit e ka Drejtoria për Produksionin me 15 punonjës dhe Sektori për Hulumtimin dhe përmbajtjen me 15 punonës.

MIA Agjensia e Medias dhe Informimit është qartazi Minsitria e Propagandës.

Detyra e saj është mashtrimi i realitetit me produksione e informacione të prodhuara e të paketuara për mediat.

Monopoli i mediave e komunikmit nga Shtet- Parti, mohon historikisht në thelb lirinë e shprehjes dhe komunikimit.

Slloganet e qeverisë socialiste “Përpara”, janë kaq të ngjashme me “Vinceremo”, të epokës fashiste.

E regjimet totalitare kanë të gjitha të përbashkët qasjen e kreut të Partisë-Shtet si “shpëtuesi i kombit, babai i vendit”, për të rritur konsesusin popullor dhe për të larguar vëmendjen nga zgjedhjet e problemet politike kaq mjaft të diskutueshme.

Ministria e Propagandës në Shqipëri u krijua si Agjencia për Media dhe Informim është themeluar në përputhje me përcaktimet e bëra në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 512 datë 18.09.2021, “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Media dhe Informim”.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *