Të gjitha “duart” që i kontrollojnë “pavarësinë” SPAK-ut!
Nga Gent Strazimiri
Është dora e amerikanëve” thonin fillimisht, dhe në fakt amerikanët fare “pa dorë” nuk ishin …
Hynte e dilte Yuri, sillnin ndonjë fletë-lavdërimi a medalje “Sulmues”, bënin deklarata e shtrëngonin duar me oficerët e Sigurimit në SPAK, në emër të Amerikë…
E bënin gjithmonë, o 2 ditë para, o 2 ditë pas ndonjë shërbimi që SPAK i bënte Edi Ramës, duke i arrestuar o kundërshtarë të pakompromis, o bashkëpunëtorë të sikletshëm!
Kjo, deri me 5 nëntor 2024 kur Amerika zgjodhi të përfaqësohej nga ca amerikanë të tjerë…
Që atë ditë “amerikanët” që kishin “dorë” në SPAK “prenë gojë” e fshehën “duart”!!!!
Duket se në Amerikë pikërisht për këto “duar”, po hapen ca hetime penale e dikush do hajë burgun federal…
“Është edhe dora e Ramës” pohonin me të drejtë ca të tjerë, kur SPAK filloi ta lehtësonte nga bashkëpunëtorët e sikletshëm apo kundërshtarët e pakompromis, madje fill pasi publikisht u kishte kërkuar të arrestonin Sali Berishën apo pasi, fjala vjen, kishte premtuar “t’i “bënte” nënën Arben Ahmetajt”.
Gjithmonë pasi më parë i kishte shkarkuar apo “dorëhequr” që, kur të dilte lajmi i arrestimit apo arratisjes së “kokëturkut” të radhës, të dilte me “ish” përpara…
Mirëpo duket se këto nuk paskëshin qenë të vetmet “duar” që na koktrollokëshin “pavarësinë” e SPAK.
Taulant Balla paskësh patur jo vetëm dorë, por edhe krah aq të gjatë në drejtësi, saqë për çdo gjë që u ka premtuar bandave në SKY/ECC e ka mbajtur fjalën si “uomo d’onore” nga ata të NETFLIX…
Në SPAK po e po, se përndryshe Rama nuk do e kish futur në listë, por do e kish “dorëhequr” si Çyrbjen e Terin nëse do kishin në mend ta arrestonin…
Erion Veliaj, që ca e dinin se kënaqej me “dorën e amerikanëve” e ca me “dorën e Ramës” në SPAK, paskësh patur edhe ai “doçkën” e tij të vockël po aty, aq sa me gjasë, kështu arriti t’i shpëtojë procedimit penal të inceneratorëve.
Por nuk mbaroka me kaq!
“Dorë” në “pavarësinë” e SPAK na paskësh pasur edhe njeriu i fundit i kësaj bote Klotilda Bushka, madje së bashku me një individe tjetër që ka drejtuar “Këshillin e Lartë Gjyqësor” në kulmin e “arritjeve” të reformimit e të pavarësimit të drejtësisë “së re”…
Edhe këto, “robt” e Erion Veliajt, paskan dashur të kenë “një rob” në SPAK, mesa duket, të ndërgjegjshme se “Lali nuk e ngrys 2024-ën”.
Dhe e paskan gjetur një, madje “të omël”…!!!
Deri tani, këto janë “duart” që na kontrollojnë atë “pavarësinë e sistemit”, dhe atë SPAK-un që menduam se më në fund arritëm ta çlironim nga “duart” që na e kontrollonin kur ende nuk e kishim “reformuar” e “pavarësuar”..
Kjo drejtësi nuk është, se e pavarur jo e jo!
Eksperimenti që kushtoi miliona euro për të prerë krahun e gjatë të politikës në drejtësi, u reduktua në një bashkësi “duarsh” të fëlliqura lokale e ndërkombëtare që kanë lënë “gjurmët e gishtave” në atë që tashmë është skenë krimi, jo institucion anti-krim!
KAQ!
ngerhuni_dhe_bjeruni
✌️💪🇦🇱🇺🇲💪✌️