Te tjera mesazhe ne grup WhatsApp/ Bie gjith Bashkia

Një tjetër denoncim ka mbërritur në redaksinë e lajmeve në “Ora News” lidhur me deklaratën e deputetes së Partisë Socialiste Klotilda Bushka, e cila paralajmëron hapa ligjorë për denoncimet publike që janë një përpjekje për të dëshmuar lidhjet e forta me njerëzit më të lartë të sistemit të drejtësisë në vend dhe hetimit të nisur nga Prokuroria e Posaçme në dosjen Veliaj–Xoxa, ku SPAK në dosjen prej 360 faqesh flet edhe për rolin e Bushkës në intimidim dhe kërcënime dëshmitarësh si dhe për përpjekje për helmim të hetimeve.Në respekt të miqve, dashamirësve dhe të gjithë atyre që më njohin dhe që më kanë besuar votën e tyre, ndjej detyrimin të sqaroj se shpifjet dhe balta që po hidhet ndaj meje nga media të caktuara janë tërësisht të pavërteta.Këto janë sajesa me qëllime të caktuara dhe nuk kanë asnjë bazë në realitet. Për këtë arsye, që nesër do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të vënë drejtësinë në vend.

E vërteta nuk mund të fshihet nga gënjeshtra!”,thotë Klotilda Bushka në rrjetet sociale.

Duke marrë shkas nga kjo deklaratë denoncuesi që preferon të mbetet anonim bën me dije për “Ora News” se ka fakte dhe prova ato që janë publikuar në javët e fundit

Ne si “Ora News” kemi disa javë që e denoncjmë këtë lidhje mes deputetes socialiste dhe ish-kryetares së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami, së cilës në bisedat e mëhershme kuptohet se i ishte premtuar një vend në trupën e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese pas përfundimit të mdantit në KLGJ, premtim ky që deri më tani ende nuk është realizuar.

Dhe nisur nga kjo situatë, denoncuesi thekson se ka qenë në pritje të vënies në dispozicion edhe të SPAK-ut, dhe për këtë thotë se o të shkojë me dosjen e plotë për ta depozituar në prokurori.Lidhur me denoncimin e mbrëmjes së sotme, vlen të kujtojmë se takimet mes Bushkës, Metanit dhe Llagamit kanë qenë një ritual i kahershëm.

Ora News” sjell në vëmendje edhe një grup të përbashkët në aplikacionet telefonike ku identifikohet me numër telefoni kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, në komunikim me Artur Metanin e ILD-së, Naureda Llagamin dhe dy persona të tjerë (të një profili më të ulët) se si kërkonte takim në Janar 2024.

Në po të njëjtën datë ku edhe është fotografuar në atë takim të mbajtur në ambinetet e lokalit rivat tek zona e Shallvarave në Tiranë, që është në pronësi të një eksponenti të PS-së.

Bëhet fjalë për takimin e famshëm, ku sipas burimeve është mbajtur për të folur për ndarje pushtetesh është pak.

Në fakt, ligjërisht këtu ka vend për kallezim penal ndaj kryetares së Komisionit të Ligjeve dhe ish-Kryetares së KLGJ-së, pasi takime të tilla janë në konflikt të astër interesi.Më poshtë foto të bisedës ku zonja Bushka përfaqësohet me numër telefoni që çdo votues i saj besojmë e njeh:

FOTO+VIDEO/ Bushka në grup bisede në aplikacion me
FOTO+VIDEO/ Bushka në grup bisede në aplikacion me
FOTO+VIDEO/ Bushka në grup bisede në aplikacion me

Por skandali thellohet dhe më tej. Në tentativa për të kapur SPAK-un dhe GJKKO-në për dosje të Erion Veliajt, ish-Kryetarja e KLGJ-së, Llagami shfaqet duke thënë që “bie gjithë Bashkia”.

Po ashtu, në një formulim që nuk i shkon për shtat asnjë femre, e aq më pak ish-kryetares së KLGJ-së dhe kandidates për Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami shfaqet duke cilësuar në mesazhe një prokuror të SPAK, z. Dritan Prençi si “kokëlopë”.

KLGJ nuk mund të kapte kokëlopat që refuzonin ndikimin e tyre.

Dhe pas këtyre pyetja që mbetet është: KLGJ dhe Komisionin e Ligjeve a do e hetojë SPAK-u? Apo do pranojë nëpërkëmbjen e emrit të vet në këtë lloj forme qesharake e aspak ligjore?

Më poshtë komunikimi i Llagamit për SPAK-un me një anëtar të gjyqësorit, që nuk kishte akses mjaftueshëm:

BISEDA 8 dhjetor 2023

FOTO+VIDEO/ Bushka në grup bisede në aplikacion me

-Ka operacion tjetër.

Eda (Naureda Llagami): Po pra, kështu e di edhe unë.

-E pra!

Eda (Naureda Llagami): I bie gjithë bashkia.

– Si s’kemi asnjë andej mi… nga SPAK.

Eda (Naureda Llagami): Jo mi. Ku?

– Të na jepte info.

Eda (Naureda Llagami): Dritan Prençin të kesh?! Kokëlopë!

– Jena dobët, hahahaha.

Eda (Naureda Llagami): Aman.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *