Strasgurgu; Ndaj Jamarbër Malltezit janë shkelur të Drejtat e Njeriut

Strasburgu kërkon llogari ndaj Shqipërisë se përse janë shkelur të Drejtat e Njeriut ndaj Jamarbër Malltezit.

Gjykata Evropiane e të Dretjave të Njeriut në Strasburg ka publikuar në website-in e saj çeshtjen Malltezi kundër Shqipërisë që lidhet me procesin e padisë civile të Jamarber Malltezit ndaj Taulant Ballës për shpifjet e tij në lidhje me procesin e privatizimin e ish klubit Partizani.

Gjykata e shkalles së parë e dënoi Taulant Ballën për shpifje, ndërsa me ndërrimin e pushtetit në 2014, Apeli e konsideroi shpifjen “liri të shprehjes së deputetit” dhe rrezoi vendimin e shkallës së parë.

Dosja u mbajt 8 vite pa u gjykuar në Gjykatën e Lartë.

Në mes Shtatori 2022 avokati i Prof. Malltezit mori vesh që Ankesa ishte rrëzuar në një seancë të panjoftuar, më 06.06.2022.

Po në Shtator 2022 prokurorja Millonai sekuestroi përmbi 1 vit dosjen civile, gjë që shkeli të drejtat kushtetuese për proces të rregullt ligjor.

3 muaj pas njoftimit për vendimin e Gjykatës së Lartë, në Dhjetor 2022 avokati depozitoi ankim në Gjykatën Kushtetuese ende pa mundur të depozitonte dosjen gjyqsore. 3 gjyqtarë të GJK vendosën moskalimin në seancë te ankeses për shkak “të kalimit të afatit 4 mujor të ankimimit” pasi e llogaritën afatin nga data e gjykimit të panjoftuar dhe jo nga data që vendimi ju dha palëve.

Sic duket dhe nga shpallja në website, GJEDNJ tani i kërkon llogari Shqipërisë për këto shkelje të të drejtave të njeriut.

Image
Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *