Zgjedhjet e 11 majit/ Zannier në krye të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR

Zgjedhjet e 11 majit/ Zannier në krye të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR

Ambasadori Lamberto Zannier do të kryesojë misionin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në vendin tonë.

Me datën 1 prill, Zannier dhe stafi i tij do të ketë takime në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Kush është ambasadori Lamberto Zannier?

Ambasadori Lamberto Zannier mori postin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së më 1 korrik 2011. Në korrik 2014, ai nisi mandatin e tij të dytë trevjeçar.

Zannier iu bashkua Ministrisë së Jashtme italiane si diplomat karriere në vitin 1978.

Nga qershori 2008 deri në qershor 2011 ai pati postin si Përfaqësues Special i OKB-së për Kosovën dhe Shef i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Nga viti 2006 deri në vitin 2008 ai ishte Koordinator për CFSP dhe ESDP (tani CSDP) në Ministrinë e Punëve të Jashtme Italiane, duke u marrë ndër të tjera me çështjet e politikës së jashtme të BE-së dhe me pjesëmarrjen e Italisë në operacionet e BE-së, civile dhe ushtarake.

Nga viti 2002 deri në vitin 2006, ai ishte Drejtor i Qendrës për Parandalimin e Konflikteve të OSBE-së, i fokusuar në çështjet politiko-ushtarake, si dhe menaxhimin e krizave dhe përgjegjës për menaxhimin e operacioneve në terren të OSBE-së.

Më parë, ai ka shërbyer në Romë, Abu Dhabi dhe Vjenë, kryesisht i specializuar në çështjet shumëpalëshe dhe të sigurisë. Ai është autor i disa publikimeve mbi çështjet e sigurisë, parandalimit të konflikteve dhe menaxhimit të krizave.

Zannier është diplomuar për juridik, gjithashtu ai ka një diplomë nderi në “Shkenca Ndërkombëtare dhe Diplomatike” nga Universiteti i Triestes, Itali.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *