BE nuk është bankomat, por bashkësi vlerash

BE nuk është bankomat, por bashkësi vlerash

Nga Basir Çollaku

Bablok-detoksin dhe bashkëpunëtorët e tij zyrtarë dhe jo zyrtarë, më mirë , më thellë dhe më realisht i njohin disa sttruktura të specializuara të BE: Europol, Eurojust, Olaf dhe Zyra Europiane e Prokurorit të Përgjithshëm.

Nuk keni parë gjë akoma!

“Marta duam lekët tona” iu drejtua paturpësisht Komisioneres Kos me gjuhën e një kambisi si ata që rrinë afër selisë së partisë së tij. Ose si një kreditor që padurueshmisht pret rimbursimin e këstit të radhës nga debitori në hall. “Me futjen në BE do të përfitojmë 1 miliardë euro në vit”, shpërndam mirazhe gjatë pelegrinazhit të tij propagandistik. Duke përshfaqur vizionin e tij monetarist në gjithçka e çdo gjë.

E konsideron BE si një bankomat. Jo si një bashkësi vlerash të larta. Jo si një hapësirë sigurie, drejtësie dhe lirie. Jo si mishërues i respektit të dinjitetit njerëzor, të drejtave themelore të njeriut, garantimit të pronës, kujdesit social e shëndetësor dhe shtetit të së drejtës.

Nëse do të personifikohej te dikush personi nga maja e flokut deri te thoi i këmbës anti-vlerave të BE, identiteti i tij do të përmblidhej pa hezitim te një njeri: Edvin K Rama.

Ky pa qenë Shqipëria në BE, i bëri vila e jahte fondet e IPARD për bujqësinë. Prandaj i ka bllokuar lëvrimin e këtyre fondeve BE deri në 2026!

Në vend që paratë e taksapaguesve europianë të shkonin për bujqit e fermerët, u shërdoruan në atë fare feje deri sa përfunduan edhe në llogari bankare trafikantësh të dënuar ose në kërkim nga vende të BE!

Sado e sido që bakalli Rama të ofrojë nga tezga e tij elektorale anëtarësim në BE, pasaporta europiane dhe euro për të tërë, aq më shumë zhvlerësohet si paraja e kuqe, paraja false dhe lehtësisht e identifikueshme gjatë perandorisë osmane.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *