Pertej propagandes/ Gonzato: Të rinjtë po ikin! Shqetësues niveli i korrupsionit dhe cilësia e arsimit

Pertej propagandes/ Gonzato: Të rinjtë po ikin! Shqetësues niveli i korrupsionit dhe cilësia e arsimit

Kryeministri Edi Rama organizoi sërish një tjetër konferencë sot për të shpjeguar se vendi është afër Bashkimit Europian.

Por pavarësisht propagandës bajate të Edi Ramës, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato ishte më i qartë kur tha se të rinjtë po largohen nga vendi për shkak të pasigurisë për punën, cilësisë së arsimit dhe korrupsionit.

Gonzato theksoi se sipas tij mungon një sistem që bazohet tek merita.

Dialogu social luan rol në shëndetin e Shqipërisë dhe është pjesë e rëndësishme e politikave sociale dhe të punësimit që janë edhe pjesë e grup kapitullit numër 3 që do të çelet shumë shpejt.

Dialogu social nuk është i rëndësishme vetëm për anëtarësim, por edhe për kohezionin.

Të rinjtë shpesh janë të shqetësuar për të ardhmen dhe kjo sjell dëshirën për të emigruar, sepse kanë pasiguri për punën, kjo mund të vijë edhe prej punësimit informal, nuk paguhen ditët kur nuk janë mirë me shëndet.

Shqetësim tjetër është cilësia e arsimit. Por edhe korrupsioni, është pengesë e madhe për të rinjtë që të realizojnë ëndrrat. Mungon një sistem që bazohet tek merita. Na duhet një dialog social dhe domethënës,” tha ai.

Share it :