Sarajet e pushtetit të Agron Malajt e rrënojat e popullit’/ Vata: Pushtetarët e korruptuar, jetë përrallore. 11 maji, shans historik për Matin
Kandidatja demokrate në Qarkun e Dibrës, Denisa Vata u ka bërë thirrje popullit matjan që më 11 maj, të mos mashtrohen më nga pushtetarët e korruptuar, teksa iu referua sarajeve të pushtetit të rivalit të saj socialist, Agron Malaj, të ndërtuar në vendlindjen e tij dhe resortin në jug të vendit.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ku ka sjellë edhe historinë e një familjeje nga Mati, që ende jeton në një shtëpi të shkatërruar nga tërmeti I nëntorit të 2019, Vata ngre pikëpyetje të mëdha se si është e mundur që një kryebashkiak të bëhet milioner brenda pak vitesh, ndërsa populli i tij jeton në varfëri ekstreme
Pasi ndërtoi saraje për vete ,Agron Malaj vjen sërish me buzëqeshje… ndoshta për të parë çfarë ka mbetur ende për të vjedhur!”, shkruan Vata në reagimin e saj.
Kandidatja demokrate thotë se më 11 maj, Mati ka një shans historik për t’u çliruar nga njerëz që e shohin pushtetin si një bankë private, ndërsa qytetarët si shërbëtorë të fatit të tyre.
Mos lejoni që padrejtësia dhe korrupsioni të mbeten standardi i vetëm’, thuhet në mesazhin përmbyllës të Vatës.
Reagimi
Sarajet e pushtetit dhe rrënojat e popullit!
Në njërën anë, sarajet e Agron Malajt në fshatin Lis dhe hoteli luksoz i vëllait të tij “La Brisa” në bregdet, ku pushtetarët e korruptuar bëjnë jetë përrallore. Në anën tjetër, familja Kurti në Midhe, që prej tërmetit të 2019-s jeton në një shtëpi të shkatërruar, ku poshtë mbahen bagëtitë dhe sipër flenë prindërit me tre fëmijët e tyre të mitur.
“Pasi ndërtoi saraje për vete ,Agron Malaj vjen sërish me buzëqeshje… ndoshta për të parë çfarë ka mbetur ende për të vjedhur!”
Si është e mundur që një kryebashkiak të bëhet milioner brenda pak vitesh, ndërsa populli i tij jeton në varfëri ekstreme?
Mati ka një shans historik më 11 maj! Një shans për t’u çliruar nga njerëz që e shohin pushtetin si një bankë private, ndërsa qytetarët si shërbëtorë të fatit të tyre. Mos u mashtroni më! Mos lejoni që padrejtësia dhe korrupsioni të mbeten standardi i vetëm!
Më 11 maj,Mati zgjedh: O drejtësi, o rrënim!