Kalaja: Altin Dumani pjesë e skemës korruptive 5D në Bashkinë e Tiranës??

Kalaja: Altin Dumani pjesë e skemës korruptive 5D në Bashkinë e Tiranës??

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, si i përfshirë në skemën abuzive të 5D së Bashkisë së Tiranës.

Në një deklaratë për mediat nga SPAK, Kalaja i ka kërkuar Dumanit të heddhë poshtë akuzën e ngritur ndaj tij, ndërsa e argumenton me faktin se kryeprokurori i Posaçëm, nuk po e heton këtë skemë, por po bën ping-pong kompetencash me Prokurorinë e Tiranës, për të amnistuar pergjegjësit kryesorë të dosjes, përfshirë edhe kryebahskiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk është pjesë e aferës korruptive që po gjykohet në Shkallën e Parë të Gjykatës së Posaçme.

“Kemi ardhur për t’i bërë disa pyetje Altin Dumanit, që zgjidhin një çështje shumë të rëndësishme për të cilën SPAK gjoja ka nisur hetime. Por me veprime konkrete që ka bërë, s’e ka shumë seriozisht për të treguar kush janë përgjegjësit kryesorë që lidhen me 5D, ndërsa sot që flasim 3 nga drejtorët e bashkisë ndodhen në paraburgim dhe Veliaj në paraburgim jo për 5D e të tjerë që kanë në hetim për skemën 5D, që është më korruptivja, abuzive e dëmshme për taksat e buxhetin e bashkisë dhe të shtetit.

Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë nga PD më 23 prill 2023 , në prag të zgjedhjeve loakle për skemën 5D dhe shembjen e pallateve në zonën e Kombinatit. Kemi evidentuar përmes këtij kallëzimi, veç veprave të ndryshme penale, edhe lidhjen mes ish drejtuesit të IMT, Mariglen Qato dhe kompanisë 5D, që ishte tenderuar për të bërë prishjen e pallateve në Kombinat. Atlin Dumani më 31.5 2023, kur Veliaj vodhi zgjedhjet e Tiranës, ia kalon për kompetencën Prokurorisë Tiranë, ndërsa pas një periudhe të gjatë kohe, më 18.07.24, Prok e Tiranës çmon se kallëzimi është objekt dhe subjekt i SPAK.

Nga 2024 deri në shkurt ‘25, SPAK s’bëri asgjë, vazhdoi ta amnistojë të gjithë ata që kanë konsumuar vepra penale me skemën 5D dhe Veliajn. 4 njerëzit kryesore për skemën 5D ndodhen në paraburgim. Dumani dhe Braho s’bënë asnjë veprim konkret për këtë dosje, por në fund shkurtit 2025, në shkelje antiligjore e ridërgon këtë çështje sërish në Prok. Tiranë.

Pasi dosja erdhi nga Prok Tiranës, mbahet për një periudhë 10-mujore pa hetime, ridërgohen sërish për kompetencë në Prok e Tiranës. Ne s’mund të ankimojmë kompetencën, por i kemi bërë kërkesë Prok. Tiranë për ta dërguar në Prokurorinë e Përgjithshme për kompetencë. 4 personat përgjegjës të dosjes 5D ndodhen në paraburgim, pyetja jonë që lidhet me ketë ping pong të turpshëm nga SPAK, është se: A është Altin Dumani, D e 5 e skemës 5D? Dumani ta vërtetojë me prova e hapa hetimore konkrete nëse është pjesë e 5 e skemës 5D në zhvatjen e qytetarëve dhe abuzimin marramendës të skemës që ka bërë për buxhetin e Tiranës dhe shtetit.

Veliaj është ne qeli jo për 5D, jemi para skemave të njohura nga SPAK e prokuroritë e tjera që për një çështje të caktuar dënohen personat fundore e jo ato përgjegjës. Me ping-pongun e kësaj dosje, D e 5 është Altin Dumani”, tha Kalaja.

Share it :