BE s’të jep fonde për t’i copëzuar’/ Muço: Qeveria Rama s’lobon për financime, s’mund të hysh në union duke bërë regres

BE s’të jep fonde për t’i copëzuar’/ Muço: Qeveria Rama s’lobon për financime, s’mund të hysh në union duke bërë regres

Për Drejtuesin e Departamentit të Ekonomisë në PD, Klodian Muço nuk është e lehtë të marrësh fonde nga BE, pa pasur projekte strategjike dhe pa pasur transparencë dhe llogaridhënie për to.

I ftuar në emisionin ‘kafe Shqeto’ në Syri TV, përmes një lidhje me skype, Muço tha se BE është e kujdesshme ndaj dhënies së fondeve, teksa qeveria shqiptare ka treguar s epërmes projekteve madhore në vend, i copëzon ato për përfitime të vete financiare

Sipas Muços, integrimin evropian i Shqipërisë varet shumë edhe nga faktorët e brendshëm ekonomike, të cilët nuk janë tregues të besueshëm për ne.

Për zyrtarin e PD, Shqipëria në gati një dekadë nuk ka bërë regres në ekonomi, ndryshe nga sa kanë bërë vendet e rajonit, që njëjtë si ne po punojnë për grup-kapitujt e çelur me BE.

Edhe pse flet për BE, kur vjen puna te fondet, te projektet strategjike, Shqipëria edhe vetë nuk aplikon në këto fonde, se kur merr paratë e BE, duhet të japësh llogari, duhet të thuash se ku po shkojnë këto para dhe kostot e projektit, jo të copëzosh projekte. Këtë s’ta lejon BE. Dhe pse predikon shpesh herë, Shqipëria nuk aplikon asnjëherë për këto fonde. Dhe aspekti i 2, për të ardhur keq që kemi një kryeministër që në momente të caktuara transformohet në qesharak. Gjithë fushatën e tij politike e bazon që ne do bëhemi pjese e BE më 2023, harron që për t’u bërë pjesë e BE, vendimin s’e merr kryeministri por 27 drejtuesit e qeverive të BE, e pastaj parlamentet e tyre nëse Shqipëria do bëhet pjesë.

Flasim për aspektin ekonomik. Ka treguar për atë që thotë 30 e ca kapituj, duhen për të plotësuar që Shqipëria të bëhet pjesë e BE, 12 flasin për ekonominë nga të cilat, njëri prej tyre të thotë që të paktën që të bëhesh pjese e BE, duhet që të ardhurat për frymë të vetat të jenë të paktën sa 50% e mesatares së BE. Shqipëria, më 2012 ishte sa 36% e BE, sot pas 12 viteve, është 35%, në vend të progresit kemi bërë regres.

Maqedonia me të njëjtën periudhe ka qenë 34% sot është 38%, Shqipëria, mund të flasë kryeministri për progres për të qenë në BE, kur kalojnë te të dhënat ekonomike dhe treguesit për rajonin e BE, dështojmë totalisht. Në vend që t’i përafrohesh BE, t’i bën regres. Turizmi, është tregues i rëndësishëm. Çfarë turizmi flet, kur turistët s’po të konsumojnë produktet e tua?

Share it :