Me Chris LaCivita, nis turi i Aleancës Shqipëria Madhështore në Brescia
Sali Berisha është shfaqur këtë të dielë në Breshia, në krah të emigrantëve shqiptarë që e kanë pritur mes flamujve kombëtarë e jehonës së himneve shqiptare dhe italiane. Por ajo që bie në sy është prania, në çdo hap, e Chris LaCivita – njeriut që menaxhon strategjinë elektorale të Partisë Demokratike shqiptare dhe që njëherazi ka qenë një ndër menaxhuesit e fushatës së Donald Trump për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Me një profil të fortë republikan, LaCivita duket se do të qëndrojë përkrah Berishës në këtë betejë politike ku ish-kryeministri i përjashtuar nga Kuvendi kërkon të kthehet si përfaqësues i “Shqipërisë Madhështore”. Prania e LaCivita në Itali është një sinjal që PD e Berishës kërkon të japë, me idenë që non grata është tejkaluar dhe opozita shqiptare është e lidhur me republikanët e SHBA.