Kukull e Soros’/ Goxhaj: Rama ka kapitulluar përballë SHBA, propagandë dhe sulme nga frika e izolimit

Kukull e Soros’/ Goxhaj: Rama ka kapitulluar përballë SHBA, propagandë dhe sulme nga frika e izolimit

ftuar në emisionin ‘TASK FORCE’ me Sonila Meço, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Altin Goxhaj, u shpreh se Shqipëria po përjeton një moment të pashembullt politik, ku për herë të parë në 34 vite shfaqet një sjellje e tillë nga një kryeministër në ikje.

Sipas Goxhajt, sulmet e Edi Ramës ndaj Donald Trump janë dëshmi e panikut të tij përballë izolimit ndërkombëtar.

Ai theksoi se lidhjet e Ramës me George Sorosin janë bërë tashmë pengesë serioze për marrëdhëniet e Shqipërisë me administratën amerikane. Fushata e organizuar nga mediat pranë qeverisë kundër LaCivita, një nga njerëzit më të afërt të Trump, sipas Goxhajt, tregon qartë se Rama e ka kuptuar se e ka humbur betejën me Amerikën dhe se është hedhur në sulm nga frika e izolimit.

Është e paimagjinueshme, diçka e paprecedentë që nuk ka ndodhur në 34 vite. Është hera e parë që në Shqipëri shohim një sjellje të tillë politike, dhe kjo tregon se Edi Rama ndodhet në një hall të madh. E kam theksuar që kur erdhi LaCivita dhe mbajti qëndrimin e tij për pozicionin e Ramës, duke e cilësuar si “zog qyqe” të Sorosit. Në atë kohë, LaCivita deklaroi se Rama është një kukull, dhe menjëherë pas kësaj, Rama nisi një sulm agresiv ndaj Donald Trump.

Kujtojmë rastin e Konferencës në Mynih, ku Rama kishte siguruar një ftesë për darkën zyrtare. Ishte pikërisht LaCivita ai që ndërhyri duke dërguar mesazhe dhe informacione në SHBA, përfshirë një fotografi ku Rama shfaqej përqafuar me Sorosin. Kjo foto shërbeu si një alarm për të identifikuar Ramën si figurë problematike dhe si rezultat, ftesa e tij u anulua.

Vetëm tri ditë më pas, Soros publikoi sërish disa foto me Ramën që më parë ishin fshirë për të përforcuar një narrativë të re: që Rama të futet brenda qarqeve pro-Trump si “zog qyqe”, për të krijuar konfuzion e përçarje. Ne kemi monitoruar gjithë këtë zhvillim dhe kemi hartuar një raport të plotë ku evidentojmë se Rama dhe gjithë mediat afër tij kanë nisur një fushatë të fortë dhe të organizuar kundër Trump.

Statistikat dhe të dhënat që kemi mbledhur tregojnë qartë një përpjekje të koordinuar nga Shqipëria për të sulmuar çdo veprim apo qëndrim të Trump. Fotografia aktuale e LaCivita me figura të administratës është vetëm “qershia mbi tortë” e gjithë kësaj fushate, dhe reagimi i ashpër i Ramës ndaj saj tregon frikën dhe panikun që e ka përfshirë.

Kjo propagandë që bën Rama në Shqipëri reflekton hallin e madh në të cilin ndodhet, pasi shqiptarët tashmë e kanë kuptuar rolin e tij. LaCivita është anëtar i GOP-it, strukturës drejtuese të Partisë Republikane Amerikane, dhe është një nga njerëzit më të besuar të Trump. Alarmet e ngritura në SHBA mbi faktin që Shqipëria po shihet si “kukull” e Sorosit kanë ndikuar ndjeshëm në perceptimin ndërkombëtar për Edi Ramën.

Në fakt, Soros ka të tilla foto intime vetëm me personat më të afërt të tij, madje asnjë politikan tjetër në botë nuk është parë në poza të tilla me të. Rama e ka humbur betejën për rehabilitimin e tij në SHBA. Fushata agresive që ka nisur kundër LaCivita është në vetvete një shprehje e dorëzimit të tij, një përpjekje e fundit për të shpëtuar ç’të mundet duke ushtruar ndikim në mediat shqiptare.

Është e qartë se ai ka kapitulluar në raport me SHBA-në. Dhe pikërisht sepse e kupton që nuk mund ta fitojë këtë betejë, ka zgjedhur të kalojë në sulm të hapur. Ai tashmë po e zhvillon një betejë të re, e cila më shumë i ngjan një lufte dëshpërimi.

Share it :