Partizani’/ Pas shtyrjes së seancës, Gjokutaj: Në dosje gjen akte të pakomunikuara dhe filma të falsifikuara
Seanca në Gjykatën e Posaçme për dosjen e hetimit politik për kompleksin “Partizani” është shtyrë për në 23 prill në orën 13:00. Avokati Genc Gjokutaj foli jashtë ambienteve të GJKKO-së ku tha se kanë kërkuar pushimin e çështjes për mungesën e faktit penal.
Sipas tij në dosje gjen akte të pakomunikuara, ekspertë të palicensuar dhe firma të falsifikuara. Gjokutaj tha se kryeministri Edi Rama si “si autor i ndryshimit të truallit” duhet të thirret për të dëshmuar. Ai shtoi se seanca e sotme u shty për shkak të mungesës së një avokati.
Ne e ritheksuam mungesën e faktit penal për të cilën ne kemi kërkuar pushimin e çështjes. Në dosje gjen akte të pakomunikuara, ekspertë të palicensuar, firma të falsifikuara, të cilat prokurori i dëgjon dhe hesht. Sali Berisha akuzohet, dhe Edi Rama nuk thirret, si autori i ndryshimit të truallit të klubit Partizanit. Ka hap siparin e kësaj procedure. E kemi kërkuar të thirret. Por në seancë paraprake nuk mund të thirrim dëshmitarë. Prokurorët nuk japin ndonjë herë përgjigje. Seanca sot u shty për shkak të mungesës së një avokati për shkak shëndetësor. Kishte raport mjekësor. U shty për datë 23 ora 13:00.”, tha Gjokutaj
Për akuzat e SPAK, Malltezi ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme e ka nisur çështjen bazuar në një kallzim që, sipas tij, rezultoi i rremë nga Taulant Balla. Ai thotë se Prokuroria e Posaçme hetoi për 30 vjet Berishen deri tek mbesat që nuk i kishin lindur ende dhe në përfundim të katër viteve hetime dolën në përfundim se Berisha nuk ka shkelur asnjë ligj, dhe kurrë nuk i ka paguar askush asgjë. Më tej thotë se SPAK fillimisht pretendoi se toka ishte shtetërore por ka rezultuar gënjeshtër. Sipas tij, më pas pretendoi se Berisha kishte ndryshuar destinacionin e tokës por gjithashtu thotë se doli gënjeshtër pasi destinacionin e kishte ndërruar Edi Rama si kryetar i bashkisë edhe në 2004 (17,000 m2), edhe në 2006 (7,000 m2).