Zegjineja e Roskovecit, ose si Belinda ka kapur mediat më keq se Veliaj

Zegjineja e Roskovecit, ose si Belinda ka kapur mediat më keq se Veliaj

Si u bë e mundur që videot e një çupëline anonime u kthyen në lajme kombëtare

Në këtë fushatë janë shafaqur shumë gra apo të rinj që duke përdorur moshën apo gjininë po shërbejnë si kamikazë për ambiciet e politikanëve të vjetër. Edhe Belinda Balluku në Fier ka gjetur një të tillë. Ajo është 26 vjeçarja që ka trashëguar emrin e stërgjyshes, Zegjineja. Mediat janë përmbytur nga videot e saj me tekste debile ku ajo vë në lojë kundërshtarin e drejtpërdrejtë të Zv kryeministres Balluku, Gaz Bardhin e PD.

Vajzës, që jo për faj të saj, por të mënyrës se si kanë vendosur ta quajnë prindrit, moshatarët do ta kenë të vështirë ti shkruajën një letër dashurie, apo ti propozojnë: “Të dua Zegjine”, i kanë caktuar të merret me shtëtitjet pas orës dy të natës të Bardhit me Gentin, ta ftojë atë për drekë, etj.

Ajo përdor një fjalor rruge duke u çjerrë “o Gazooooo”, duke i shtuar nga pas “o ylloooo”, “o zemraaaa” dhe duke mos harruar asnjëherë që të kujtojë se vota duhen çuar në thesin e Belindës.

Duke parë këtë maskaradë, natyrisht që do ishte e tepërt të akuzoje Ballukun në listën e gjatë të mëkateve të së cilës ky vëzhgim moral do renditej nga fundi. Për të nuk mund të kritikosh as vajzën nga Roskoveci që sado fatkeqe apo laraskë qoftë, është në moshë madhore për të vendosur se si të përdoret. Këtu problemi është tjetër.

Si ka mundësi që një çupulinë anonime, me një kapacitet të mjerueshëm mendor, me një fjalor banal dhe aludime perverse, mund të kthehet në hit të mediave të mëdha? Si ndodh që në pak ditë ajo të katapultohet nga Roskoveci në Tiranë?

View this post on Instagram

A post shared by Zegjine Çaushi (@zegjine.caushi)

Shpjegimi nuk mund të jetë profesional. Ai nuk ka lidhje me as me rolin e mediave për të shuar kërshërinë e publikut. Thjeshtë Zegjine Çaushi është bërë një vegël në dorën e makinerisë propagandistike të rilindjes.

Videot e saj shpërndahen shpesh me të njëjtin titull dhe me të njëjtin tekst shoqërues, nga e njëjta dorë (shiko faksimilet nga Google ne fund te shkrimit). Ato nuk janë lajm. Ato janë servis që shumica e mediave i kryejnë pushtetit. Në këtë mënyrë, pa djeninë e saj, Zegjineja e shkretë është bërë një lloj lakmusi se cilat janë mediat që kanë bëtë pakt me djallin. Se cilat janë ato që në këtë garë kanë vendosur të bëjnë fushatë të fshehtë, por fitimprurëse për rilindjen.
Denduria e përdorimit dhe e publikimit të saj dëshmon edhe diçka tjetër. Ajo tregon se cilat janë ato TV dhe portale që konrollohen nga Belinda Balluku, e cila pas rënies së fuqisë mediatike të Veliaj ka mbushur me shpejtësi vakumin e lënë prej tij. Pra në çdo media që shokoni të publikuara videot e Zegjinesë “cherchez la femme”.

©Lapsi.al

Share it :