Tuneli i Llogarasë/ Berisha: Aferës po i shtohen edhe 50 milionë euro! Lubia i ka dosjet më të rënda se Erion Veliaj! Pazaret u bënë në Ankara

Ttuneli i Llogarasë/ Berisha: Aferës po i shtohen edhe 50 milionë euro! Lubia i ka dosjet më të rënda se Erion Veliaj! Pazaret u bënë në Ankara

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar gjatë ditës së sotme edhe për nisjen e hetimeve për tunelin e Llogarasë. Pas interesimit te gazetarëve, Berisha tha se, Lubia i ka dosjet më të rënda se Erion Veliaj.

“Osman, se çfarë përfaqëson ajo në historinë e këtij vendi, mendoj se përfaqëson një nga figurat më të zeza të korrupsionit në tërë ekzistencën e Shqipërisë.

Po të jap vetëm një shembull. Djegësi i Tiranës, mos harroni kurrë se 130 milionë euro shkuan në gjykatë për dënime qesharake nga Skapi.

Po djegësi i Tiranës u dënuan dy-tre drejtorë, të cilët kishin firmosur dhe nuk kam asnjë kundërshtim, kanë përgjegjësi për firmat që kanë vënë.

Por nga momenti i firmës së tyre, në qofte se njësia e mbikëqyrjes së punimeve të djegësit të Tiranës, do të kryente detyrën ligjore, që varej direkt nga Lubi Balluku, që gjendej në ministrinë e saj ai autoritet mbikëqyrës kryesor kontraktues, sepse ishte transferuar autoriteti kontraktues, pra që asnjëri nga këta tre persona të mos mbajë asnjë përgjegjësi ligjore, që e kishte për detyrë që çdo muaj të mbikëqyrte dhe të raportonte për ndërtimin, fazën, ecurinë e punimeve…

Çfarë ndodh këtu? Në asnjë mënyrë Skapi nuk i merrte dot këta. Se po të merrte këta, këta ose do bëheshin të burgosur me para, pra të paguar, do u paguante Belinda kaq milionë e kaq milionë, ose do tregonin se nuk na ka lejuar Belinda për të bërë mbikëqyrjen, dhe se paratë janë dhënë, për arsye se i ka marrë Belinda minimumi të themi…

Unë them nuk i ka marrë Belinda, paratë i ka marrë Rama. Por Belinda, dorën në zjarr nuk e vë, por Belinda duke e ditur që paratë i merrte Edi Rama me Erion Veliaj një pjesë, ajo hesht.

Dhe kjo pesë vite me radhë.

Kështu që ai tuneli i Llogarasë është si puna e Nesti Angonit.

Se ja ku e ke, do ti, urdhëro, ke njësinë e mbikëqyrjes. Duhet të raportonte tek ti çdo muaj.

Aty, si puna thashë, nuk është tamam si Nesti dhe se aty dora e Ramës është 100 përqind e pazari u bë në Ankara.

Kompania ishte e dytë me 130 milionë euro, kompania tjetër me 180 milionë … dhe tani janë edhe 50 milionë euro se po shkon 230 dhe prisni ju se këta janë të paimagjinueshëm.

Isha dje në Kukës, e morët ju vesh punën e urës, histori turpi.

Ju e shihni se ura mbyllej, ura hapej dhe unë pyesja se ç’ndodhte me urën. Bëheshin poezi për harqet e hekurat.

Tani ç’ka sjellë ura? Ura, e paimagjinueshme, për të hyrë në Kukës duhet të dalësh këndej dhe të hysh nga mbrapa.

Histori turpi. Aty projekti ka qenë për tunel aty.

Pra, dhe këta ura… më duket se e inauguruan edhe me daulle urën. Belinda me xhingla e me mingla duke u tundur dhe shkundur aty.

Kur shkova unë, ec e ec mbrapa, pastaj kthehesh për të hyrë në Kukës.

Edhe te tuneli kanë bërë një gafë të tillë. Po përpiqen tani, por janë para të gjitha këto tani.

Lubia i ka dosjet më të rënda shumë se Erion Veliaj. Të jemi realistë. Ajo ka disponuar 12 miliardë euro, ai 5 miliardë euro”, tha Berisha.

Share it :