Berisha: Një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, kushti i mirëqenies dhe i të ardhmes tonë!

Berisha: Një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, kushti i mirëqenies dhe i të ardhmes tonë!

Kryetari i PD, Sali Berisha prezantoi kandidatët e opozitës së Qarkut Korçë për zgjedhjet e 11 majit, në një takim madhështor, ku mijëra qytetarë e pritën me entuziazëm dhe brohoritje.

Në fjalën e tij, Berisha theksoi se ‘një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, është kushti i mirëqenies dhe i të ardhmes tonë’.

“Të dashur, qytetar dhe qytetare të Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës.

Përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për këtë pritje entuziaste, për këtë atmosferë të elektrizuar, të njerëzve të lirë, të mbledhur këtu, në një mision të madh të jetës së tyre, në misionin e shpëtimit të Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës nga ky regjim, nga kjo e keqe që ka shkretuar këto treva të bekuara më shumë se çdo pushtues, më shumë se çdo fatkeqësi natyrore në tërë historinë tonë kombëtare.

I dashur zoti Vangjel Dule, aleat kryetar i PBDNJ-së, aleat i koalicionit për Shqipërinë Madhështore.

I dashur zoti Ivi Kaso, udhëheqës politik i qarkut të Korçës.

E dashur Sorina deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Të dashur kandidate dhe kandidat, përfaqësues të qytetarëve të këtij qarku në parlamentin e ardhshëm, një përshëndetje të përzemërt për ju.

Jeni krenaria e qytetarëve të Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Ersekës, jeni krenaria e Shqipërisë.

Të dashur miq!

Koalicioni për Shqipërinë Madhështore ka një projekt për çdo korçare dhe korçar, për çdo shqiptare dhe shqiptar. Ky projekt është Korça, Pogradeci, Devolli dhe Kolonja në zenitin e kohës së tyre, në madhështinë e potencialeve të tyre, në madhështinë e shpirtit të qytetarëve të kësaj treve, të cilët në beteja të tyre për liri, në beteja të tyre për dije, në betejën e tyre për punë dhe mirëqënie qëndrojnë në kurorën e kombit shqiptar, qëndrojnë në kurorën e qytetërimit shqiptar dhe evropian.

Korça dhe korçarë, sot përjetojnë një kohë të cilën ata kurrë nuk e meritojnë.

Korça, korçarë dhe mbarë shqiptarët në 12 vite të këtij regjimi njohën shkretëtimin më të madh në historinë e tyre kombëtare, por njohën edhe një nga periudhat më të zeza të varfërimit që një vend ka njohur në histori.

Por Korça dhe korçarët janë gjithashtu potenciali më i madh për madhështinë e Korçës dhe Shqipërisë.

Miqtë e mi!

Me këtë projekt ne do bëjmë gjithçka, do ti shpallim luftë me zero tolerancë varfërisë ekstreme dhe mjerimit në Korçë dhe Shqipëri.

Ne besojmë se asnjë korçare dhe asnjë korçar, se asnjë shqiptare dhe asnjë shqiptar nuk duhet kurrë më të ndjejë dhimbjen e skamjes.

Nuk duhet kurrë më ti nënshtrohet sëmundjeve.

Nuk duhet kurrë më të mendojë vend tjetër për ëndërrën e tij përveç Korçës, Pogradecit, Devollit, Ersekës dhe Shqipërisë.

Në këtë përpjekje ne i adresohemi më së pari asaj që është vlera jonë hyjnor, asaj që lamë mëkuar dhe rritur brez pas brezi, burrat dhe gratë më të shquara të Korçës dhe Shqipërisë, luftëtarët më të vendosur, njerëzit më punëtor, familjes korçare, familjes shqiptare.

Ne besojmë se një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, se një familje e fortë është kushti i mirëqënies sonë, është kushti i moralit tonë, është kushti i të ardhmes sonë në Korçë dhe Shqipëri.

Ndaj dhe ne duke vendosur pensionin minimal 200 euro, minimumin jetik 200 euro, duke vendosur pagën minimale 500 euro, duke vendosur kartën e konsumatorit, duke vendosur bonuset për fëmijë e parë, të dytë, për të tretin shpenzime të plota nga lindja gjer në 23 vjeç, ne japim, i krijojmë kushte që çdo familje të jetë në paqe, të mbrohësojë veten me punën, mundin dhe djersën e saj.

Familja është tempulli i formimit, i edukimit, i moralit, i virtytit, për çdo shqiptar, për çdo korçar.

Njerëz të lirë, korçare dhe korçarë të lirë, mos harroni kurrë se konservator do të thotë tradicional, se tradicional do të thotë besim tek familja, besim tek familja, besim tek familja”, u shpreh Berisha.

Share it :