Berisha: Vrapi ynë që fillon më 11 maj nuk ndalet gjersa ju të jeni qytetarët më të paguar të Ballkanit

Berisha: Vrapi ynë që fillon më 11 maj nuk ndalet gjersa ju të jeni qytetarët më të paguar të Ballkanit

Nga Korça në një takim madhështor ku ka prezantuar kandidatët e PD-ASHM, kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se vrapi i demokratëve dhe aleatëve të saj nis më 11 maj, duke u shprehur se nuk do të ndalet pa bërë të mundur që qytetarët shqiptarë të jenë më të paguarit në Ballkan.

Gjatë fjalës së tij, përpara qindra demokratëve në Korçë, Berisha tha se një premtim i tillë është një zotim i PD dhe ‘ASHM’, që do të jetë I realizueshëm falë programit ekonomik dhe social që PD dhe alenaca ofron.

“Miqtë e mi!

Në histori Korça në kulturën e artit e kombit shqiptar, në rilindjen tonë qëndron në krye për kontributin e saj. Por Korça dhe korçarët qëndrojnë në krye të artit botëror. Vëllezërit Belushi, yje në kinematografinë e Hollivudit. Gjergji Leka themeluesi i art-rrokut në SHBA.

Në Shqipëri, artistë të mëdhenj, piktorë të pavdekshëm, skulptorë të shquar, poet, shkrimtarë. Pra, Korça ka të gjithë trashëgiminë mahnitëse për tu ringritur përsëri në zenitin e kohës së vet.

Dhe unë ju garantoj se do të bëjmë gjithçka që gjenia krijuese e korçarëve, pogradecarëve, devollive, kolonjarëve të shkëlqejë në të gjitha fushat.

Shqipëria Madhështore është Shqipëria e punës, e prodhimit e ‘Made in Albania’. Në ‘Made in Albania’ e para është ‘Made in Korça’.

Askush nuk njeh punën dhe kulturën e saj, askush nuk njeh më mirë se ju, fermerë të mrekullueshëm të këtij qarku, por unë ju jap fjalën ju se ata të cilët rrëzuan fermat tuaja përdhe me Ballkanin e Hapur, ata të cilët shkatërruan mijëra e mijëra ferma në Korçë dhe në Shqipëri, më 11 maj marrin ndëshkimin shembullore.

Kurse ne fermerit korçar, devollit, pogradecar, kolonjar, do bëjmë gjithçka për suksesin e tij.

Do i 5-fishojmë subvencionet për çdo bimë, për çdo njëri prodhimi, për çdo kokë bagëti të rritur.

Do investojmë në vit 70 mln euro në kullime, vaditje dhe mbrojtje të tokës.

Pensionet në fshat, asnjë pension ndën 200 euro.

Linja krediti të buta për çdo fermer që dëshiron të zgjerojë fermën e tij.

Miq, mbrojtja e plotë e prodhimeve tuaja në sezon është zotimi im para jush, fermerë të Korçës, fermerë shqiptar.

Miqtë e mi!

Pastrimi i shtëpisë është kushti i kushteve për Shqipërinë Madhështore.

Tre javë më parë Korça përcolli për në banesën e fundit një bir të shquar të saj, Robert Kotmilen, ish-kryetarin e Bashkisë të viteve ndër më të vështira në historinë e këtij qyteti.

Roberti u nda nga jeta në vetmi, por mori nderimin më të madh nga qytetarët e Korçës, sepse ai jetoi, qëndroi, u shërbeu dhe vdiq si shërbëtor i tyre.

Ndaj dhe unë zotohem para jush se shtëpia do pastrohet nga këta të cilët kanë ndërtuar parajsa, kanë ndërtuar vila, hotele e motele. Nga këta që vodhën, vodhën qindra e qindra milionë euro.

Miq, vetëm me djegësin e Tiranës, Edi Rama 130 mln euro ka zhdukur.

Po ky Nikoja juaj me atë termocentralin e Maliqit. Kur vjen këtu në Korçë, Edi Rama ka turp nga Nikoja dhe nuk e merr afër, e merr vetëm në Kolonjë që të thotë, se Kolonja e bëri Korçën.

Hajdut atje, hajdut këtu, hajdut kudo që të jenë, janë.

Pra, 12 vite çfarë ndodhi me shqiptarët.

Pse shqiptarët u varfëruan? Nuk ishim mëkëmbur, por rroga dhe pensionet i kishin më të lartë se të tjerët, i kishin më të lartë se maqedonasit, serbët, malazezët, Kosova, Bosnja, më të lartë se Rumania dhe Bullgaria.

Po pse? Jemi më të pasur ne, ne kemi pasuri shumë më të mëdha se ata.

Çfarë ndodhi 12 vite? 12 vite u 2-3-fishuan, pensionet mbetën pothuaj ato.

Sot për një qytetar korçar në pension, për të blerë ato që blinte në vitin 2013, duhet të kishte një pension 390 mijë lek.

Sot rroga minimale duhet të ishte të paktën dyfishi i asaj që është sot.

Por qeveritarët, Edi Rama, 3-5-fishoi rrogat e larta dhe të ulëtat i la njerëzit për të numëruar kafshatën.

Merr fund kjo. Ne do u kthejmë paratë ju, dhe u garantoj se vrapi ynë që fillon me 11 maj, nuk ndalet gjersa ju të jeni qytetarët më të paguar të Ballkanit.

Ky është zotimi ynë para jush, ky është vendimi ynë”, u shpreh Berisha.

Share it :