Av Altin Goxhaj: Sot është e pamundur teknikisht që dikush të dijë për kë ke votuar
Aktivisti i njohur Altin Goxhaj, kryetar i Aleancës Konservatore për Shqipërinë i ftuar në ‘A Shoë’ me Adi Krastën ka bërë të ditur se, sot është e pamundur që teknikisht që dikush të dijë se për kë ke votuar.
Goxhaj tregoi në SYRI TV, se ‘para 2 muajsh në KQZ u hoq nga fleta e votimit një kod i fshehur që ishte numri rendor i çdo flete që mund të identifikonte votën me votuesin’.
‘E vetmja fushatë që unë kam, është të shpjegoj njerëzve që unë jam kandidat në listën e hapur të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, si kryetar i një partie aleate, Aleanca Konservatore për Shqipërinë.
Sepse unë nuk besoj se në fushatë mund të mbjellësh gjë, mund të korrësh vetëm çfarë ke mbjellë. Unë vij në këtë fushatë dhe u them njerëzve se Altini i para 3, 7, 10, 12 vitesh secilit sipas asaj që ka memorizuar.
Të kërkosh në fushatë të mbjellësh diçka më duket një mision i vështirë dhe jo i drejtë.
Regjia qëndrore është regjia qendrore dhe ai më ka bllokuar prej 10 vitesh dhe unë nga data 1 maj deri në 10 maj unë do të jem 24 orë në transmetim live, gjatë gjithë ditës, në fushatë me njerëzit dhe këtë do e bëj me një kosto që nuk ekziston.
Arsyeja është që janë 10 ditë, 10 vite, 10 televizione dhe unë mendoj se njerëzit do kthejnë kokën dhe do thonë, çfarë është ky që bën këtë gjë, u qenka te lista e hapur. Ja pra këta më censuruan dhe unë dola në listën e hapur.
Pika më e dobët që kemi në këtë fushatë dhe më e forta për të fituar është vetëm menaxhimi i administratës.
Rama për faktin se në 12 vite një parti militantësh e ktheu në një shtet burokratik, ka krijuar një stres i administratës brenda për brenda që tashmë janë në luftë me vetveten.
Të gjithë ushtrojnë presion ndaj njëri tjetrit dhe ka ardhë një pikë tensioni që mund të çahet dhe e vetmja gjë që e mban është frika e kontrollit, që do të thotë që ata kanë frikë se ua lexojnë votën.
Dhe unë doja të thoja në këtë minutë që kam në dispozicion që unë tu them qytetarëve një lajm që ata nuk e dinë, para 2 muajsh në KQZ arritëm që të hiqet nga fleta e votimit një kod i fshehur që ishte numri rendor i çdo flete. Që çdo patronazhist në mënyrë fare të lehtë mund të identifikonte fletën e votimit me personin që e ka hedhë fletën, por kjo sot është krejt e pamundur.
E hoqën pasi fitoi Trump. Ata nuk kanë mundësi të të lexojnë votën. Është e pamundur teknikisht që dikush të dijë për kë ke votuar’, theksoi Altin Goxhaj në SYRI TV.