Berisha: Këto ditë dhe orë që kanë mbetur duhet të shndërrohemi në misionarë!

Berisha: Këto ditë dhe orë që kanë mbetur duhet të shndërrohemi në misionarë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga Fieri ka kërkuar impenjim nga të gjithë në ditët që kanë mbetur deri në zgjedhjet e 11 majit.

Berisha tha se, le të betohemi ne, të shndërrohemi në misionarë, të takojmë çdo njeri që njohim, çdo komshi, çdo qytetar dhe të injorojmë batutat e tij bajate. Por të merremi me këtë program, t’ua shpjegojmë qytetarëve këtë program se ky program është një mundësi për çdo të ri, për çdo punëtor, për çdo fermer, për çdo rrogëtar, për çdo mësues që do ketë rrogën minimale 1500 euro, për çdo mjek dhe infermier që do ketë rrogë të dyfishuar, për çdo naftëtar që do ketë të garantuar statusin e naftëtarit.

Berisha: Të dashura zonja, zonjushe, nëna, motra, gjyshe të Fierit dhe mbarë Shqipërisë, ju e shihni se si Edi Rama, një mizogen i damkosur, mendon se po shfrytëzon takimet me ju për të fshehur së pari të gjitha dështimet e tij dhe u thotë në këto takime se fajin e ka këneta.

Se vodhi ai 130 milionë euro, fajin e ka këneta.

Se i mori Beketi 120 milionë euro, fajin e ka këneta.

Se pastron Lubia 10 mijë euro makinën në muaj, përsëri fajin e ka këneta.

Se të sëmurët vdesin në spitale, përsëri u thotë fajin e ka këneta.

Ky njeri që nuk ka ndjenjat më minimale njerëzore, ky njeri që kur erdhi puna për 760 mijë burra dhe gra, pensionistë, dhe i thamë urdhëro të votojmë minimumin jetik, ajo tha do ishte një humnerë.

Ky njeri që deklaroi se vdekja e të sëmurëve në Spitalin Onkologjik ishte një krim kundër njerëzimit, nuk mori asnjë masë dhe sot pas tre muajsh, gjendja e tyre është shumë më e keqe.

Ky njeri që shpërndan zëdhënësit të thonë se këtu nuk vdes njeri për bukë, për vete zhgërryhet me ministrat e tij në një luks si asnjë qeveri tjetër.

Ndaj dhe është në vullnetin tuaj, është në mençurinë tuaj, është në vendimin tuaj historik, me 11 Maj t’i jepni këtij njeriu që bën klounin dhe kloun që nuk është, që përpiqet të mashtrojë nga salla në sallë, ndëshkimin që meriton.

Edi Rama, i them unë këtu se asnjë grua, asnjë vajzë, asnjë nënë, asnjë motër, asnjë gjyshe, nuk mashtron ti me ato dokrra bajate.

Përfytyroni pak sikur të ishin burrat një muaj se çfarë mbetet.

I ka plasur çdo cipë, mjafton që të mashtrojë sadopak.

Të dashur miq, kanë mbetur më pak se tre javë.

Këto javët, orët, ditët e jetës sonë, të misionit tonë.

Le të betohemi ne, të shndërrohemi në misionarë, të takojmë çdo njeri që njohim, çdo komshi, çdo qytetar dhe të injorojmë batutat e tij bajate.

Por të merremi me këtë program, t’ua shpjegojmë qytetarëve këtë program se ky program është një mundësi për çdo të ri, për çdo punëtor, për çdo fermer, për çdo rrogëtar, për çdo mësues që do ketë rrogën minimale 1500 euro, për çdo mjek dhe infermier që do ketë rrogë të dyfishuar, për çdo naftëtar që do ketë të garantuar statusin e naftëtarit.

Për të gjithë ata pra që besojnë se Shqipëria është një tokë e bekuar, se Shqipëria ka pasuri përrallore që duhet t’i gëzojnë qytetarët e saj.

Edhe njëherë mirënjohje të pakufishme.

Rrofshi ju, rroftë Fieri, rroftë Shqipëria.

Të gjithë jeni njisha.

Të votojmë njishin.

Fitore, fitore, fitore!

Share it :