LaCivita në kontakt me PD mbi 3 herë në ditë’/ Mediu: 5 përfaqësues nga SHBA të vendosur në Shqipëri

LaCivita në kontakt me PD mbi 3 herë në ditë’/ Mediu: 5 përfaqësues nga SHBA të vendosur në Shqipëri

Presidenti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, foli për angazhimin e Criss LaCivita strategut amerikan në fushatën e opozitës. Ai tha se Criss LaCivita është çdo ditë në kontakt të ngushtë me shtabin elektoral të koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Mediu theksoi se pesë përfaqësues të përhershëm nga SHBA ndodhen në zyrat e PD-së dhe ndihmojnë në menaxhimin e fushatës. Sipas tij, fokusi kryesor i fushat se PD është bashkëbisedimi me qytetarët dhe jo debati me Edi Ramën. Mediu akuzoi Ramën për fyerje, mashtrime dhe sjellje arrogante. Ai u shpreh se qeveria aktuale ka larguar mbi një milion shqiptarë gjatë 12 viteve të fundit. Sipas Mediut, mazhoranca po tenton të manipulojë procesin zgjedhor përmes presionit, korrupsionit dhe grupeve kriminale.

Mediu: Para se të fillonim emisionin këtu, edhe në prani të miqve që janë këtu në studio, ne folëm me Cris LaCivitan. Criss LaCivita është më shumë se tre herë në ditë në kontakt me të gjithë stafin dhe shtabin drejtues elektoral të koalicionit Parti Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Ka 5 përfaqësues permanent nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që punojnë në zyrat e Partisë Demokratike me shtabin, si nga pikëpamja e mesazheve, organizimit të takimeve…
Pra është non stop i angazhuar me fushatën elektorale të Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Dhe besoj se i gjithë fokusi i kësaj fushate nuk është debat me Edi Ramën, por është bashkëbisedimi me qytetarët shqiptarë.

Të gjithë e njohin se çfarë është Edi Rama, nëse doni t’i vendosim epitete, mund ta gjejmë fare kollaj: mashtrimi është e para, në një lloj mënyre delirant e dyta, dhe një njeri i cili shan dhe fyen këdo që i del përpara, e treta.

Ne duam të merremi me çështjet e qytetarëve në mënyrë që t’ju tregojmë atyre që me një program, me një qëllim serioz, me një mission të cilin e ka marrë përsipër zoti Berisha, ne të përpiqemi që të sjellim Shqipërinë edhe shqiptarët në një standard tjetër, ku qeveria është shërbëtore e tyre dhe nuk i mbivendoset mbi shpatulla për t’iu marrë frymën dhe për t’iu cenuar dinjitetin dhe lirinë, siç ka ndodhur në këto 12 vite.

Edi Rama, duke mos pasur asnjë rekord pozitiv në 12 vite të qeverisjes së vet, padyshim që është i interesuar ta devijojë fushatën në sharje, në fyerje, në largimin e njerëzve nga qendrat e votimit, ashtu siç i ka larguar nga Shqipëria më shumë se 1 milion shqiptarë në këto 12 vite.

Pra, qartësisht kërkon që debati të jetë sa më bajat, sa më pak interes qytetar në procesin e votimit, dhe pastaj nëpërmjet grupeve kriminale, parave të korrupsionit, patronazhistëve, të blejë dhe të intimidojë votuesit shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Dhe për këtë ka fakte dhe prova të cilat janë evidente, janë përcjellë edhe në media dhe në opinionin publik.

Share it :