BB: Sfidë për Shqipërinë migrimi, inaktiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve

BB: Sfidë për Shqipërinë migrimi, inaktiviteti ekonomik dhe nënshfrytëzimi i talenteve

Ekonomia shqiptare përballet me sfida reale të lidhura ngushtë me kapitalin njerëzor. Një vlerësim periodik i Bankës Botërore sjellë nën përmbledhjen “Varfëria dhe Barazia” ndalet në një paragraf të plotë pikërisht tek potenciali që ka kapitali human në vend dhe çfarë mund të bëhet për të ndikuar pozitivisht në ekonomi vlerësimi i drejtë i tij.

Raporti nënkupton kushte më të mira për të nxitur pjesëmarrje më aktive të pjesës më produktive të kapitalit human diçka që përveçse zhvillon ekonominë kthen edhe investimet në arsim të bëra ndër vite.

“Shqipëria zotëron një potencial të pashfrytëzuar të kapitalit njerëzor që mund të nxisë rritjen dhe zhvillimin. Vendi përballet me sfida, të tilla si migrimi, inaktiviteti ekonomik dhe nën shfrytëzimi i grupeve ekzistuese të talenteve. Përmirësimi i “shfrytëzimit” të individëve të arsimuar, duke përmirësuar kushtet e tregut të punës për krijimin e vendeve më të mira të punës, nuk do të sjellë vetëm përfitime ekonomike të menjëhershme përmes rritjes së produktivitetit, por gjithashtu do të maksimizojë kthimin e investimeve në arsim që vendi ka bërë.

Nxitja e pjesëmarrjes ekonomike të grave është thelbësore për trajektoren e Shqipërisë drejt arritjes së statusit të të ardhurave të larta. Mbyllja e hendekut gjinor në punësim mund të çojë në një rritje të konsiderueshme prej 12 për qind të PBB-së për frymë në afat të gjatë. Çlirimi i potencialit të grave përmes arsimit dhe pjesëmarrjes në tregun e punës është kështu thelbësor për nxjerrjen e vendit nga varfëria dhe drejt mirëqenies” thuhet në raport.

Varfëria pritet të bjerë më tej

Share it :