Bashkëpunimi me Ramën/ Kompania e vëllait të Agron Kapllanaj, 12.5 mln euro tendera nga rindërtimi
Sot do të ndalemi sërish tek skemat korruptive, të ngjashme me ato “5D” apo “5B”, të cilat duket se nuk janë vetëm ekskluzivitet i Rilindjes, por janë ndërtuar edhe në emër të opozitarizmit.
Do të ndiqni në fillim një hyrje, për njohjen e protagonistit të radhës, për të kaluar më pas, tek skemat që vetëm nga ky investigim janë zbuluar plot 70 milionë euro, të marra nga xhepat e qytetarëve dhe kanë përfunduar në xhepat e atyrë që vitet e fundit u janë shfaqur qytetarëve si opozitarë.
Disa të rinjë në Fieri përleshen me agjentët e BKH-së dhe Policinë e Shtetit, teksa këta të fundit ishin duke zhvilluar një hetim për llogari të SPAK.
Guximi për të të ndjekur e për të dhunuar oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ngritën pikpyetje të mëdha mbi identitetin e këtyre personave, që shumë shpejt u mësua se ishin njerëz të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj.
Lajmi nisi të merrte një tjetër rrjedhë në media, kur këtë herë vëmendja u fokusua tek justifikimi i ngjarjes, dhe të afërmit dhe nipërit e Kapllanajt nga dhunues, nisën të shfaqen si viktima, dhe se agjentët e BKH-së nuk kishin vepruar konform ligjit, por që provat rrëzojnë një pretendim të till.
Po kush është Agron Kapllanaj, dhe nga i buron e gjithë kjo forcë atij dhe njerëzve pranë tij, sa arrijnë deri në dhunimin e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit pranë SPAK?
Agron Kapllanaj, e ka nisur karrierën e tij si kryetar i Komunës Qendër Mallakastër, dhe në vitin 2015 u zgjodh nën siglën e Partisë Demokratike si kryetar i Bashkisë së Mallakastrës. Në vitin 2021 ai kandidoi për deputet por pa arritur të siguronte një mandate, dhe më pas u bë një nga aktorët e angazhuar publikisht për pengmarrjen e logos dhe flamurit të Partisë Demokratike në krahë të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt. Kapllanaj u emërua nga Basha si kryetar i degës së PD-së në Mallakastës, e më pas ai u angazhua për thellimin e përplasjeve në PD-në e Fierit, duke u kyçur derën demokratëve të këtij qarku.
Emërimi i Agron Kapllanajt nga Lulzim basha dhe Enkelejd Alibeaj si gardiani i tyre në Fier, duke se nuk ishte aq i rastësishëm. Siç e tregoi edhe ngjarja e fundit kundër oficerëve të BKH-së dhe SPAK, Kapllanaj do të mundej edhe me forcën fizike tu kundërvihej demokratëve. Kjo aftësi, veç bizesit duket se e ka gjenzen që më herët, nga e shkuara e errët e këtij personazhi.
Rehabilitimi i tij në politikë është një mister që shoqërohet me plot dritëhije. Ai është një emër i njohur për drejtësinë italiane. Përtej ‘Adriatikut’ ai ka një skedë mjaft të pasur në veprimtari kriminale, ndërsa ka qenë i dënuar edhe me burg. Një gjë të tillë e ka deklaruar vetë ish-kryetari i Bashkisë Mallakastër (2015-2019) në formularin e dekriminalizimit që ka dorëzuar në KQZ. Siç edhe mund ta shihni nga dokumenti që është publikuar nga SYRI TV, Kapllanaj rezulton i dënuar në Itali në vitin 2003 me 2 vite burg për vjedhje. Dënimi i tij është dhënë nga Gjykata e Firences. Por dënimi në Itali është vetëm maja e ajsbergut e asaj që kompromenton figurën e tij në politikë.
Agron Kapllanaj ka të dhëna se bashkëpunon me Edi Ramën dhe me disa nga kryetarët socialistë të bashkive. Ai dhe vëllai i tij Shkëlqim Kapllanaj, përmes kompanisë së ndërtimit që ndodhet e regjistruar në emër të këtij të fundit kanë përfituar vetëm në 8 vite miliona euro tendera.
Kompania e vëllait të Agron Kapllanaj, 12.5 milionë euro tendera nga rindërtimi
Gjithçka lidhet me paratë. Ndërsa Agron Kapllanaj u zgjodh kryebashkiak nën siglën e Partisë Demokratike, e kërkoi të bëhej deputetë nën këtë sigël, duket se milionat e përfituara nga kundërshtarët ishin edhe më të rëndësishme se sa mandate në tentativë. Kompania në emër të të vëllait apo njerëzve të tjerë të lidhur me të, rezultojnë nga përfitueset më të mëdha të fondeve publike, apo atyre që rëndom janë quajtur tendera korruptiv e me shkelje. Vetëm nga procesi i rindërtimit, kompania “Shkëlqimi 07” ka përfituar 12. 5 milionë euro, ku numërohen 8 tendera të dhëna nga bashkitë e drejtuara nga socialistët.
Tërmeti i vitit 2019 do të shërbente gjithashtu edhe për të afruar gjithnjë e më shumë familjen Kapllanaj me fondet e menaxhuara nga socialistët. Teksa ende nuk ishin pastruar qytetet nga mbetjet inerte të palleteve dhe banesave të shembura nga tërmeti, qeveria vendosi t`i japë “Shkëlqimi 07”, në emër të vëllait të Agron Kapllanajt, një ndër tenderat e parë të rindërtimit. Bëhet fjalë për tenderin me objekt: Rikonstruksioni i objektit me 1-3 kate mbi tokë, të shkollës 9 – vjeçare, “Jashar Hoxha Paskuqan Bashkia Kamez. Ky tender u mbajt me urgjencë. Qeveria, si autoritet kontraktor, hapi procedurën në datën 17 mars të vitit 2020, pra vetëm katër muaj pas tërmetit tragjik, dhe e mbylli procedurën dhjetë ditë më pas, në datën 27 mars 2020.
Nga të dhënat e bëra publike nga Opendata Albania, rezulton se tenderi u fitua nga “Shkëlqimi 07” dhe kompania tjetër e afërt me familjen Kapllanaj, “Grand Konstruksion” në bashkëpunim me dy kompani të tjera, MODESTE dhe FLED. Vlera e këtij tenderi ishte 74,013,931 apo rreth 740 mijë euro. Por ky tender është edhe një moment për të ngritur dyshime për përfshirjen në abuzim nga institucionet shtetërore. Në të njëjtën kohë, që përfitoi 740 mijë euro për ndërtimin e shkollës në Kamëz, “Shkëlqimi 07”, po nga programi i rindërtimit përfiton edhe një kontratë nga Bashkia e Vorës.
Bëhet fjalë për tenderin me objekt: Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Ahmetaq, Vorë” dhe “Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Ramazan Subashi” Marikaj, Bashkia Vorë”. Ky tender, së bashku me atë të Kamzës, u hapën në të njëjtën ditë, pra në 17 mars 2020, dhe afati i dorëzimit të ofertave ishte e njëjta datë pra 27 mars 2020. Ndërsa kontrata mes qeverisë dhe “shkëlqimi 07” u lidh në datën 9 qershor 2020. Në këtë tender, vlera e fituar nga kompania e Kapllanajt ishte 1.4 milionë euro për rindërtimin e dy shkollave.
Tashmë i mbetet SPAK të hetojë nëse Agjencia e Prokurimit Publik ka shkelur ligjin, duke lejuar që e njëjta kompani, të futet në dy gara të ndryshme, të shpallura në të njëjtën ditë, dhe të fitojë në të dyja garat. Mbetet për t`u provuar nëse ‘Shkëlqimi 07’ plotësoi kriteret dhe kushtet teknike nga punonjësit, te makineritë dhe kapacitetet logjistike, që në të njëjtën ditë, të fitonte dy tendera të ndryshëm për ndërtimin e tre shkollave njëkohësisht, me afat kryerjen e punimeve 6 muaj për të treja shkollat…
Kjo ishte vetëm nisja. Një tjetër tender me urgjencë, që fitoi “Shkëlqimi 07” nga programet e rindërtimit, ishte edhe ai me objekt: Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar, në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji” Bashkia Tiranë. “Hartim i projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 20 në zonën zhvillimore “5 Maji”. Tenderi u shpall në datën 27 gusht të vitit 2020, pra në të njëjtën kohë “Shkëqlimi “07 po ndërtonte dhe shkollën në Kamëz, ndërsa mblloja e tenderit u bë në datën 8 shtator 2020, apo dhjetë ditë nga data e shpalljes. Ndërsa policia nxirrte me dhunë banorët e 5 Majit nga shtëpitë e tyre, makineritë e vëllait të Agron Kapllanajt kishin zbarkuar aty për të zbatuar këtë projekt.
Në datën 26 nëntor të vitit 2020, pra në ditën kur u mbush një vit nga fakteqësia natyrore, qeveria lidhi kontratën me “shkëqlimin 07” duke i dhënë tenderin për projektin dhe ndërtimin e godinës 20 në lagjen 5 maji. Ky tender, ishte dhe më i madhi që kompania e vëllait të Agron Kapllanajt mori nga qeveria në atë kohë, me vlerë plotë 3.8 milionë euro. Tenderi iu dha kompanisë Shkëlqimi 07 nga Erion Veliaj, teksa kryebashiaku i Tiranës tashmë i arrestuar, pregatiste drejtorët “5D”, për të shembur banesat e dhjetëra familjeve në zonën e 6 majit, me qëllim që të hapeshin sheshe ndërtimi.
Në 14 maj 2021, vetëm pak javë pasi kishin përfunduar zgjedhjet e përgjishme, ku Agron Kapllnaj kandidonte me duke humbur mandatin në qarkun e Fierit për Partinë Demokratike, qeveria i vjen si ngushëllim familjes Kapllanaj. Për këtë, bashkia socialiste e Kavajës drejtuar nga Redian Krali, i jep “Shkëlqimi 07” tenderin për Rikonstruksioni i mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta ne ndërtesa. Vlera e këtij tenderi ishte 3.4 milionë euro me TVSH.
Teksa kompania e vëllait të Agron Kapllanajt, kishte fituar disa tendera brenda disa muajve nga programi i Rindërtimit, dhe supzohet se duhet të kryente punimet për realizimin e tyre, REdian Krali firmosi në 12 prill 2022 një tender me vlerë rreth 770 mijë eurosh, me objekt rindërtimi i stacionit zjarrfikës në Kavajë. Edhe ky tender dyshohet se është abuziv, për shkak se është shënuar me flamur të kuq pasi iu dha kompanisë së Vëllait të Agron Kapllanajt dhe dy kompanive të tjera, pa konkurrencë.
Por skandali nuk është vetëm kaq. Një muaj pas tenderit për godinën e zjarrfikëses, në Kavajë Redian KRali firmosi për vëllain e Agron Kapllanajt edhe një tjetër tender të majm. Më 20 maj 2022 shkëlqimi 07 mori tenderin me vlerë 1.4 milionë euro me objekt rikonstruksionin e godinës së bordit të kullimit. Kuptohet që bashkia Kavajë kishte emergjencë për rindërtimin e godinës së bordit të Kullimit, ndërkohë që në Kavajë ende kishte shumë familje të pastreha nga tërmeti. Edhe tenderi për rindërtimin e godinës së bordit të Kullimit, është fituar pa garë nga vëllai i Agron Kapllanajt, i klasifikuar edhe ky me flamur të kuq për mungesë konkurrence.
Për dhuratën e fundvitit të vitit 2021 mendoi bashkia e Shijakut, e cila shpalli një tender në dhjetor 2021, me objekt Rindërtim i objektit social kulturor, Pallati i Kulturës, Bashkia Shijak (Programi i Rindertimit). Vlera e këtij tenderi me tvsh ishte 1.9 milionë euro, dhe u fitua pikërisht nga kompania “shkëlqimi 07” e vëllait të Agron Kapllanajt. Edhe ky tender s`kishte sit ë ishte ndryshe, pa garë dhe me flamur të kuq për mungesë konkurrence. Madje tender i dhënë pothuajse me 99% të vlerës së fondit limit.
Sikur të mos mjaftonin 7 tendera nga program Rindërtimit në vitet 2020-2021 dhe 2022, Bashkia e Lushnjes e Eriselda SEfës, në vitin 2024, i jep tenderin e fundit në kuadër të rindërtimit, kompanisë Shkëlqimi 07. Bëhet fjalë për rikonstruksionin e shkollës “Hysen Xheka” në karbunarë. Vlera e këtij tenderi ishte 530 mijë euro, ndërsa nga gara u skualifikuan 29 kompani pjesëmarrëse, dhe Eriselsa Sefa zgjodhi pikërisht kompaninë e vëllait të “opozitarit” Agron Kapllanaj.
Ndërsa opozita akuzonte qeverinë për abuzime e vjedhje në procesin e rindërtimit, pjesë e tortës dhe tenderave me flamuj të kuq e pa garë ishin kompanitë e ligjura me Agron Kapllanajn, që vetëm nga procesi I rindërtimit përfituan 8 tendera me vlerë 12.5 milionë euro, vlerë kjo jo pak e vogël për një person që ditën shfaqej si opozitar e natën përfitonte tendera nga Partia që duhet të mundëte në zgjedhje.
- RINDERTIMI
- Qeverisja Vendore Shijak Rindërtim i objektit social kulturor, Pallati i Kulturës, Bashkia Shijak (Programi i Rindertimit) 190,601,138 Rishpallje me Lidhje Kontrate SHKELQIMI 07 SHPK 189,000,000.00
- Qeverisja Vendore Kavajë Rindërtimi i godinës së Bordit të Kullimit (Programi i Rindertimit) 145,876,213 Lidhur Kontrata SHKELQIMI 07 SHPK 145,250,480.00
- Qeverisja Vendore Kavajë Rikonstruksioni i mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta ne ndërtesa (Programi i Rindërtimit) 346,224,318 Lidhur Kontrata SHKELQIMI 07 SHPK 342,476,805.00
- Local Unit Kavajë Rindërtimi i stacionit të zjarrfikëses (Programi i Rindertimit) 78,087,633 Signed the Contract “Grad Konstruksion M” shpk & “Shkëlqimi 07” shpk & “Modeste”shpk & “Fled” shpk 77,663,3
- Rindërtimi i shkollës 9-vjecare Ahmetaq” Ahmetaq, Vorë” dhe “Rindërtimi i shkollës 9-vjeçare “Ramazan Subashi” Marikaj, Bashkia Vorë” (Programi i Rindertimit) SALILLARI SHPK – SHKELQIMI 07 SHPK – Oferta fituese Leke pa TVSH 145,636,977
- Rindërtimi i njësive të banimit në ndërtesa (pallat) në zonën e shpallur për zhvillim të detyruar, në njësitë administrative 4 e 8, zona “5 Maji” Bashkia Tiranë. (Programi i Rindërtimit). “Hartim i projektit dhe zbatimi i punimeve për ndërtimin e godinës 20 në zonën zhvillimore “5 Maji” “Shkelqimi 07″ shpk – “Gran Konstruksion M” shpk – “Fled” shpk 386100000
- Minikonkursi Nr. 4 (Kontrate ne baze te Marreveshjes Kuader me REF-54446-03-16-2020) – Rikonstruksioni i objektit me 1-3 kate mbi tokë, të shkollës 9 – vjeçare, “Jashar Hoxha Paskuqan Bashkia Kamez (Programi i Rindertimit) MODESTE sh.p.k – SHKELQIMI 07 sh.p.k – GRAND KONSTRUKSION M sh.p.k – FLED sh.p.k – 74,013,931 lekë pa tvsh
- Rindërtim i shkollës ‘Hysen Xheka’ – Karbunarë. • Shkëlqimi 07. 53297198
/ Emisioni PLUG