Berisha: Agjencia e Korporatës së Investimeve po u merr shqiptarëve tokat me çmime qesharake

Berisha: Agjencia e Korporatës së Investimeve po u merr shqiptarëve tokat me çmime qesharake

Sali Berisha foli sot me kritika lidhur me ligjin për pronat. Në takimin me familjet tiranase, Berisha tha se vendi ynë ka ende në funksion ligje të vitit 1946 për pronat.

Berisha tha se Agjencia e Korporatës së investimeve po u merr pronat shqiptarëve me çmime qesharake.

Ai shprehet se me krijimin e agjencisë së korporatës së investimeve që Edi Rama ka vënë në krye një Belind të dytë, po i marrin tokën çdo shqiptari pa asnjë lloj kufizimi.

“Këto 12 vite çështja e pronës jo vetëm nuk u zgjidh, sot janë ligje të vitit 1946, është gjë e pabesueshme.

Me krijimin e agjencisë së korporatës së investimeve që Edi Rama ka vënë aty një Belind të dytë, si puna e Belindës, ata i marrin sot tokën çdo shqiptari pa asnjë lloj kufizimi dhe me ëmime qesharake.

Domethënë prona këto 12 vjet janë evaduar janë zgjidhur gjithsej 800 dosje nga 22 mijë që janë dhe tani me korporatën e investimve që shpallet pronare një agjenci e pabazuar në kushtetutë, shpallet tani pronare e tokave dhe pronave të shtetit shqiptar. Është krijuar një rrezik i ri”– tha Berisha.

Share it :