SIGAL dhe “Rent from Locals” sjellin standardin ndërkombëtar të sigurimit në tregun e makinave me qira

SIGAL ka nisur një bashkëpunim të rëndësishëm me platformën “Rent from Locals”.

Partneriteti strategjik u prezantua në qendrën shumëfunksionale te Piramida, nga drejtuesit e “Rent From Locals”. Në takim ishin pjesëmarrës edhe përfaqësues të lartë të SIGAL.

Partneriteti dypalësh vjen si një hap, që vendos një standard të ri sigurie dhe profesionalizmi në tregun shqiptar të makinave me qira.

SIGAL dhe “Rent From Locals” do të synojnë t’i përgjigjen kërkesës në rritje të klientëve ndërkombëtarë për zgjidhje të sigurta dhe të besueshme gjatë marrjes me qira të automjeteve në Shqipëri.

Këtë fakt e konfirmoi në fjalën përshëndetëse edhe z. Marin Nikolla, sipërmarrësi i “Rent from Locals”.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i SIGAL, z. Ilir Halili, u shpreh se SIGAL do t’i ofrojë këtij bashkëpunimi produkte sigurimi të avancuara dhe ekspertizë të thelluar në menaxhimin e rreziqeve.

Paketat e sigurimit, disanivelëshe, nga kaskot standarde e deri te asistenca rrugore AUTOSOS, standarde dhe ditore, janë projektuar për të mbuluar të gjithë skenarët e mundshëm.

Ato garantojnë mbrojtje dyfishe, për klientët dhe pronarët e makinave.

Përmes këtij bashkëpunimi, “Rent from Locals” do të lehtësojë teknikisht ofrimin e produkteve të sigurimit të SIGAL.

Ata, përmes një sistemi të digjitalizuar, do të lehtësojnë po ashtu verifikimin, aktivizimin dhe menaxhimin e kontratave në kohë reale.

Në një treg të ndërlikuar dhe përplot sfida si ai i automjeteve me qira, SIGAL shërben si garanci e besimit dhe qetësisë për të gjitha palët.

Qiradhënës, qiramarrës dhe ndërmjetësues përfitojnë nga ky bashkëpunim.

Nisma përforcon pozicionin e SIGAL-it si lider në tregun e sigurimeve dhe konfirmon rolin e kompanisë si partner i sigurisë, novacionit dhe shërbimit cilësor.

Projekti përputhet plotësisht me misioninin e SIGAL. Ky mision synon t’u sjellë klientëve produkte moderne sigurimi që i përgjigjen standardeve më të larta ndërkombëtare.

Në përfundim të takimit prezantues të pranishmit vijuan me pjesëmarrjen në një koktejl të organizuar për të rrjetëzuar me njeri-tjetrin.

SIGAL dhe Rent from Locals sjellin standardin ndërkombëtar të sigurimit në tregun e makinave me qira – YouTube

Ekofin Media
Share it :