Pushteti është bërë njësh me krimin’, Ndoja: Një serë mekanizmash u përdorën që të vinte ky rezultat…

Pushteti është bërë njësh me krimin’, Ndoja: Një serë mekanizmash u përdorën që të vinte ky rezultat…

ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë kandidati për deputet i PD në Durrës Arian Ndoja i cili ka siguruar votat që të jetë në kuvendin e ardhëshëm.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka komentuar arrestimet e fundit në zonën e Durrësit por edhe përdorimin e infrastrukturës shtetërore nga rilindja për manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Flavio Qarri: A do të fitojë ndonjë gjë PD me këto anikimime.

Arian Ndoja: Unë qysh se kam hyrë në garë kam menduar se fitorja e PD ishte domosdoshmëri. Nuk është çështje preference apo tifozllëku sepse ne kemi hasur në terren njerëz të cilët janë tifozë me kryetarin e PD, pra e kanë idhull atë. Kemi hasur njerëz të cilët janë me pikëpamje të djathta dhe konservatore, për pronën, për fenë dhe për familjen, baza e idesë së tyre. Por kemi hasur edhe njerëz që ose ishin pjesa gri, ose pjesë e atyre që ishin pjesë e strukturave të PS që donin ndryshimin. Pjesa gri e donin ndryshimin sepse kërkonte një jetë më të mirë, një rend dhe siguri, duke patur parasysh këto burime natyrore që na i ka falur zoti dhe që janë resurse të pamatshme. Dhe pjesa tjetër janë ata që nuk duronte më arrogancën.

Pra edhe pse ishin pjesë e strukturave të PS, apo edhe të punësuar në administratë, nuk duronin dot më arrogancën me të cilën po sillej pushteti. Pra njerëzit tashmë në vend që të prodhojnë ato punët e tyre, produkt elektoral, tani kanë filluar të marrin teorinë e modeleve. Pra marrin modelin, se si drejton, se si komunikon, kryetari i PS, kryeministri në detyrë. Në këto kushte kjo ka filluar të rrjedhe deri poshtë në bazë, arroganca, mënyra e të shprehurit, me ato zhargonet, mungesa e moderimit në të folur e të tjera me radhë.
Dhe ka filluar që edhe pjesëtarët e administratës të kenë një farë reagimi ndaj kësaj arrogance.

Në këndvështrimin tim janë një serë mekanizmash që e bënë të mundur që të vinte ky rezultat. Ai patronazhimi që ne themi që e kemi marrë si element rastësor në fakt i ka kaluar përmasat e përforcimit të një partie politike.

Tani Rama mund të thotë se këta që solla, këta përfaqësoj por përgjegjësia është individuale. Ata që po përballen me drejtësinë, do të thotë se kanë përgjegjësi individuale dhe unë nuk kisha dijeni. Nëpërmjet kësaj liste të re ai del para publikut duke thënë që unë jam i legjitimuar si kryetra i PS, unë po sjell ndryshimin, gjithçka është e përqendruar tek unë. Këta të tjerët janë thjesht numra. Tani ai ka kohë të merret me opozitën dhe të na kërkojë ne të reflektojmë.

Dhe të gjithë këto elemente, nga patronazhimi, nga shkuarja e administratës publike, vendimi për faljen e gjobave, janë të gjitha mekanizma këto. Mbyllja e tiktokut që duket diçka qesharake por një pjesë e njerëzve përfshi edhe mua që nuk jam shumë i dhënë pas rrjeteve sociale, ka ndikim shumë të madh. Pra janë të gjithë mekanizmat e mundshme që ka përdorur që ka ardhur ky rezultat, ky lloj ndikimi.

Pushteti është bërë njësh me krimin. Pra detyra që ka shteti si mekanizëm abstrakt për të luftuar krimin, tani është kundra asaj pikënisjes, arsyes për të cilin është krijuar. Dhe në Shqipëri ky është një fakt i njohur publikisht.

Sot nuk diskutohet me për krim. Por që pushteti ka përdorur të gjithë mekanizmat. Nuk ka më krim të pavarur, të gjitha janë të futur tek kjo që quhet pushtet personal i Edi Ramës.

Share it :