Eurodeputeti spanjoll: Zgjedhjet në Shqipëri me shumë pikëpyetje, Edi Rama kryeministër i braktisur në Europë
Sekretari i Përgjithshëm të ICD-CDI, eurodeputeti spanjoll Antonio Lopez Istruiz denoncoi gjendjen e demokracisë në Shqipëri pas zgjedhjeve të fundit, të cilat i cilësoi si problematike dhe me pikëpyetje të mëdha.
Gjatë fjalimit të mbajtur në Abixhan, eurodeputeti Antonio Lopez Istruiz ai u shpreh se kishte parë nga afër mbështetjen për opozitën dhe Sali Berishën, duke kritikuar Edi Ramën si një kryeministër që përfaqëson “turpin e vendit”.
Istruiz theksoi rëndësinë e bashkimit ndërkombëtar kundër regjimeve autoritare dhe mbrojtjes së vlerave demokratike, duke e cilësuar CDI-në si organizatën më të fuqishme të qendrës së djathtë në botë, me përgjegjësinë për të promovuar lirinë dhe demokracinë globalisht.
Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të ICD-CDI, eurodeputetit spanjoll Antonio Lopez Istruiz:
Jo vetëm në Europë, por kudo në botë.
Duhet të veprojmë. Kur demokracia është në rrezik, heshtja nuk është një mundësi.
Duhet gjithashtu të shprehim shqetësimin tonë për zgjedhjet e fundit në Shqipëri.
Vetëm disa javë para votimit, pata mundësinë të vizitoj Tiranën dhe Kavajën, së bashku me delegacionin e CDI-së, dhe të dëshmoj me sytë e mi mbështetjen e fortë të publikut për partinë tonë anëtare dhe mikun tonë të dashur Sali Berisha.
Rezultati i zgjedhjeve u shpall fitore me shumë pikëpyetje të ngritura nga kandidati socialist Edi Rama, ai që ulet si një kloun përpara Melonit.
Sot, ky është kryeministri i Shqipërisë. Kjo është turpi i vendit.
Është një kryeministër socialist që, siç e dini, ka përfunduar, është i vetëm. Ajo që Shqipërisë i nevojitet është ndryshimi.
Po e përmend këtë shembull sepse ka shumë shembuj në Europë, në Afrikë dhe në Azi që duhet të ndryshojnë. Sepse na bashkon një kauzë e përbashkët.
Vlerat tona janë nën presion.
Por ato mbrohen çdo ditë nga liderë dhe qytetarë që besojnë se demokracia, liria dhe dinjiteti ia vlejnë të luftohen për to.
Le të na japë ky takim në Abixhan forcë të re dhe të ripohojë përkushtimin tonë.
Le të na kujtojë se pavarësisht kontinentit, kauza jonë është e njëjtë dhe se duke qëndruar së bashku, jemi të fortë.
Le të jemi krenarë për atë që kemi arritur së bashku.
Kjo ndërkombëtare, CDI-ja, vazhdon të jetë organizata më e madhe dhe më e respektuar politike e qendrës së djathtë në botë.
Kjo pozitë na jep forcën dhe përgjegjësinë për të mbrojtur demokracinë, për të kundërshtuar regjimet autoritare dhe për të promovuar lirinë në mbarë botën.
Le të vazhdojmë me unitet, me bindje në misionin tonë dhe le ta nisim që sot, këtu në Abixhan.
Ju faleminderit shumë.
ZYRA E MEDIAS DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE