130 mijë vota të humbura, Nuri: Po ekspozojmë skandale dita-ditës, përgjigje qesharake nga KQZ…

130 mijë vota të humbura, Nuri: Po ekspozojmë skandale dita-ditës, përgjigje qesharake nga KQZ…

ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO, në Syri tv ka qenë Franc Nuri, përfaqësues ligjor i opozitës në KQZ.

Në bisedë me moderatorin Flavio Qarri ai ka shpjeguar detaje pas publikimit të skandalit të radhës të zhdukjes së 130 mijë fletëve të votimit, që tregon për përmasat gjigante të manipulimit të zgjedhjeve të 11 majit.

Franc Nuri: Është e pabesueshme në një vend normal. Por në Shqipëri me këto dyshimet që kemi ne për manipulime zgjedhore, për mbushje kutish , për tren bullgar dhe për manovra të tjera që kanë tjetërsuar rezultatin e shqiptarëve nuk është aspak e pabesueshme dhe prandaj ne kemi bërë si Parti Demokratike ankimimet zgjedhore pikërisht për të marrë prova që janë të domosdoshme për faktimin e këtyre krimeve zgjedhore që ne dyshojmë qe e kanë ndodhur dhe prandaj po i ekspozojmë të gjitha të dhënat problematike dhe këto skandale që po zbulojmë dita ditës.

Kështu që ishte në vazhdën e ankimeve që ne patëm me qarkun e Kukësit dhe me Beratin por edhe nga rasti i Elbasanit, ju kujtohet që ndodhi ku u zbuluan materiale zgjedhore dhe lista zgjedhësish. Natyrisht që pati dyshime të numërimit. Në Tiranë në KZAZ numër 40 ku u gjetën fletë votimi me ngjyrë tjetër, apo fletë të palosura në të njëjtën mënyrë gjatë numërimit. Këto tregonin për indicie se mund të kishte mbushje kutish. Të gjithë këto indicie dhe burime të tjera na çuan në idenë për të kërkuar tabelat e përmbledhjes së rezultateve në çdo kuti votimi. KQZ, mbani mend debatin për Kukësin, nuk donte të na i vinte në dispozicion këto prova dhe fakte me arsyetimin e Rusmalit, se ju i keni ato sepse partia ka patur numërues, vëzhgues apo komisionerë. Është tjetër gjë të kesh vëzhgues, komisionerë, dhe tjetër gjë është ti disponosh dokumentet e plota të të gjithë Shqipërisë. Ndërkohë që këto dokumente i ka fare mirë në format elektronik KQZ dhe ne ja kërkuam që të na i jepnin në format elektronik dhe pranuan të na i japin në format elektronik, pra në tabela, aty pastaj llogaritë bëhen mjaft kollaj.

Flavio Qarri: Ka dhënë një përgjigje KQZ që duke qesharake paksa.

Franc Nuri: Po përgjigja e KQZ patjetër që është qesharake. Sepse ata…unë nuk e di se çfarë do të thotë test logjik sepse ata e bëjmë edhe ne këtë. Sepse 130 mijë mungojnë. Edhe me test logjik, 10 mijë vota duhet për një mandat. Me test logjik, 130 mijë pjesëtim për 10 mijë i thonë 13 mandate që mund të kenë lëviz. Dhe me test logjik nga 83 mandate që ka marrë PS mund të shkonte në 70 apo jo.

Flavio Qarri: Pa llogaritur këtu kutitë me 99 për qind të diasporës.

Franc Nuri: Po, po, pa llogaritur votat e diasporës. Ato janë hesap më vete. Po flasim, që ta kenë të qartë edhe shqiptarët. Këto që kanë ndodhur, ka ndodhur janë brenda vendit.

Flavio Qarri: Skandali i 130 mijë fletëve doli dje. Si arriti KQZ që ne pak orë të bënte investigimin dhe të jepte përgjigjen dhe të arrinte të identifikonte secilën nga këto 130 mijë fletë që i mungojnë?

Franc Nuri: Po pra pikërisht këtu qëndron edhe magjia që bën KQZ, se ne kërkojmë tek shkresa jonë si PD. KQZ, hapni kutitë dhe të investigojmë, ku i ke. Pra kryej një kontroll mbi bazën e ligjit dhe kodit zgjedhor që ty ta lejon si institucion ta kryesh edhe me iniciativën tënde. Pra re në dijeni të këtyre fakteve, e shikon që edhe me llogari dalin këto shifra që ne themi. Ka diçka që nuk shkon nga numri total i fletëve të votimit të prodhuara, minimalisht, po marrim qasjen e KQZ dhe ti do ta shofsh se çfarë ka ndodhur. Si mund të japësh një përgjigje për 2 orë apo për 12 orë, ndërkohë që ti nuk ke bërë një investigim, ti nuk ke hetuar fare…

Share it :