Balluku nuk do e festojë Shën Valentinin”, Llabani: T’i sekuestrojnë celularin dhe do gjejnë prova të pakontestuara!
Gazetarja Anduena Llabani, e ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, komentoi hetimet e SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ndaj zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Sipas Llabanit, hetimet janë në një fazë të avancuar dhe përfshijnë bashkëpunëtorë të afërt të Ballukut, por jo familjarë të saj. “Ka emra që janë nën survejimin e SPAK. Mjafton të sekuestrohet celulari i Ballukut dhe provat do të jenë të pakontestueshme,” tha ajo, duke shtuar me ironi se Balluku “nuk do e festojë Shën Valentinin”.
Ajo theksoi gjithashtu se hetimet kanë prodhuar të dhëna që e çojnë çështjen drejt fazës së marrjes së Ballukut si e pandehur.
Llabani nënvizoi se SPAK po vepron nën vëzhgimin e partnerëve ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-së, dhe se në politikën shqiptare ekziston një klimë intrigash dhe lufte të brendshme që ndikon në mënyrën si shfaqen çështjet hetimore.
“Në politikën shqiptare ka shumë intriga. Palët tradhtojnë njëra-tjetrën dhe përdorin informacionin që kanë për të rrëzuar kundërshtarët. SPAK mund të duket si institucion vulnerabël, por po bën një punë serioze, me kërkesë dhe nën monitorimin e SHBA-ve. Dosjet si ajo e McGonigal dhe e Ballukut nuk kanë dalë nga SPAK, por nga kundërshtarët politikë. Diçka luhet, por nuk mendoj se SPAK është pjesë e këtyre konjukturave,” përfundoi Llabani.
 
								 
															 
								 
								









