Ke marrë vesh ç’ka gatuar SPAK?”/ Komentet që Ballukut i prishën udhëtimin në Zvicër

Ke marrë vesh ç’ka gatuar SPAK?”/ Komentet që Ballukut i prishën udhëtimin në Zvicër

Pak pas lajmit se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është marrë nën hetim nga SPAK, zyrtarja e lartë e qeverisë është shfaqur në rrjetet e saj sociale duke udhëtuar me tren nga Zyrihu në Bernë të Zvicrës.

E qeshur dhe duke dashur të tregohet e shpenguar, sikur asgjë nuk ka ndodhur, Balluku flet për projekte dhe investime hekurudhash në Shqipëri. Megjithatë janë të shumë ata që SPAK-un ia kujtojnë në komentet poshtë videos

Duke qenë në Zvicër janë disa që i kujtojnë paraardhësin e saj Arben Ahmetaj që jeton në arrati në këtë vend pas procesit të hapur nga SPAK.

“Rri andej me Tigrin, dhe të mëson ai si të veprosh se ka eksperiencë ose ndryshe hajde këtu dhe shoqëro Vremelinë, kundërshtari yt. E drejta vonon, por nuk harron. Paç fat në jetë!” – shkruan njëri prej tyre.

“Lëri porosi Ben Tigrit të të gjejë ndonjë apartament me qera andej se do të duhet dhe ty me sa duket” – shkruan një tjetër.

“Paske shku dhe ti tek Ahmetaj” – shkruan dikush tjetër.

Mes komenteve të shumta që e urojnë për punët e bëra dikush tjetër shkruan: “Nesër je e ftume në SPAK”.

“Ke marrë vesh gjë se çfarë ka gatuar SPAK-u për drekë këtu në Shqipëri” – ironizon një tjetër.

“Kanë dalë ca lajme në Shqipëri, a ke dijeni?”, “Vollga Durrës a e kanë çuar SPAK-un në Bernë. Hap sytë andej”, “Shkove të bësh vend andej. Tako tigrin shko shijoji milionat” – e mbull dikush tjetër.

Vetë Balluku nuk ka bërë ende asnjë koment për këtë çështje. ©LAPSI.al
Balluku

Share it :