Nga dosja e tunelit të Llogarasë te çështja “Thuman-Kashar” dhe Aeroporti i Vlorës! Balluku nën hetim nga SPAK, gazetarja Lala: Ministrja më e përfolur për aferat korruptive!
Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbi marrjen në hetim nga SPAK të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, për të cilën tha se është gruaja më e përfolur për aferat korruptive.
Lala theksoi se ndaj Ballukut janë depozituar një sërë kallëzimesh penale, si nga opozita, ashtu edhe nga individë të ndryshëm, duke e bërë “ndoshta gruan më të kallëzuar në SPAK”.
“Balluku ka qenë një ndër zonjat më të përfolura për aferat korruptive, ka një sërë kallëzimesh ndoshta mund të jetë gruaja më e kallëzuar në SPAK, si nga opozita dhe nga individë. Në rastin konkret, Balluku lidhet me një dosje që vjen nga një tjetër hetim i SPAK që lidhet me ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi”, tha ajo.
Më tej ajo theksoi se ndaj Ballukut janë të hapura disa hetime të tjera që lidhen me projekte si Tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës dhe rruga Thumanë–Kashar, çështje që mund të nxjerrin në dritë të dhëna të reja.
Klodiana Lala: Balluku ka qenë një ndër zonjat më të përfolura për aferat korruptive, ka një sërë kallëzimesh ndoshta mund të jetë gruaja më e kallëzuar në SPAK, si nga opozita dhe nga individë. Në rastin konkret, Balluku lidhet me një dosje që vjen nga një tjetër hetim i SPAK që lidhet me ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi.
Në atë dosje është po ashtu i pandehur edhe një zyrtar tjetër dhe ish-vartës i Ballukut, Gentian Gjyli. Është edhe Benet Beci. Fakti që shumë bashkëpunëtor të ngushtë të Ballukut po shkonin ose në pranga, ose nën hetim, ose të pandehur, kuptoj shumë qartë që e gjithë vala e hetimeve ishte drejtuar drejt Ballukut.
Fakti që ka edhe shumë çështje të tjera, si tenderi i madh i Tunelit të Llogarasë, çështja e Aeroportit të Vlorës, çështje e Thuman-Kashar, hetimet mund të nxjerrin të dhëna të reja. Ka qenë një ndër njerëzit më të atemuar dhe është përfolur dhe akuzuar më së shumti nga opozita dhe patjetër që kuptohen që fokusi i hetimit ishte Balluku.









