I shoqëruar nga prokurorët Braho dhe Xholi, mbërrin në Kuvend kreu i SPAK

I shoqëruar nga prokurorët Braho dhe Xholi, mbërrin në Kuvend kreu i SPAK

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka mbërritur pak minuta më parë në Kuvend. Dumani ka mbërritur i shoqëruar nga prokurorët Klodian Braho dhe Adnan Xholi. Me herët në Kuvend ka hyrë edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela.

Gjatë seancës së sotme plenare do të raportojnë institucionet e drejtësisë lidhur me raportin vjetor që u diskutua javën e shkuar në Komisionin e Ligjeve. Kuvendi do të dëgjojë raportimin e Prokurorit të Përgjithshëm i cili do të paraqesë bilancin e kriminalitetit për vitin 2024.

Më tej, do të raportojë drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, për aktivitetin e institucionit që ai drejton. Në rend dite janë gjithashtu raportimet e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, si dhe ato të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Share it :