Balluku, “Linda” qeveritare e Ramës…

Balluku, “Linda” qeveritare e Ramës…

Nga Basir Çollaku

Dikush ka folur dy muaj më parë.
Një “ministër” i/e nxehur keq, i tha shefit KM, kur u formua qeveria nr 4. Unë do të jem sërish aty ku jam. Dhe mos u djersit. Unë nuk iki vetëm. Ne ikim bashkë. Ndodhi ashtu. Me pahir u bë qeshja e tyre e fundit.
Çdo përkim me emra konkretë në qeverinë tonë, është rastësi vrasëse..
Raporti dhe përgjigjet e kreut të SPAK, Altin Dumanit në Parlament, kishin vëmendje maksimale për të mësuar ndonjë të re, nga trazirat e hetimeve. .
Në shumë përgjigje ai kishte përgjigje të thata në tekst, por jo në kontekst
Nuk kam koment!
Po hetohet!
Po kryhen veprime!
Po nga zhvillimet e fundit dalin edhe të dhëna se janë kryer veprime edhe për Edi Ramën. Po. Po fryhet edhe dosja e tij.
Takimet e biznesmenëve turq fitues të tenderit të Llogarasë janë bërë nga Rama dhe Balluku në Turqi. Njëri nga biznesmenët turq, ka qenë më parë deputet i partisë së Erdoganit. Kallëzuesi i parë i këtij fakti ishte Arben Ahmetaj. SPAK e ka konfirnuar. Pastaj firma “Gjoka” fituesja e garës së parë u çtenderua. Fituan turqit e takinit me KM dhe zëvëndësen e tij. Kërcitën 50 milionë euro shtesë nga buxheti dhe nënkontraktor për shumën fillestare u rikthye sërish e njëjta kompani, “Gjoka.”
Për inceneratotin, firma e Ramës për bonus kompanisë fantazmë, ka rrëshkitur hetimit! Ky është mosveprim. Përgjegjësi e prokurorëve.
AKSHI po hetohet.Tenderat shkojnë te baxhanaku i Ramës.
Eco Parku po hetohet. Konpania fituese përfshin në punë “vajzën” e Ramës
“Xibraka” kryedështimi me regji Krimeve të Rënda dhe SPAK se nuk njohin Olsi Ramën. Përse nuk e kanë publikuar foton, te faqja e personave në kërkim?! Apo nëpër medie?! Sepse e njohin Olsin kush është, ndaj e fshehin.
Charles McGonigal. Janë kryer veprime tha Dumani. Dhe aty është Rama.
Shqiponja e Zezë, pushtetarë të Ramës në samit kokaine në Aruba me charter privat.. Duhet pyetur Rama. Orëmbajtësi 400 mijë euro në qeveri. Duhet pyetur Rama.
Inceneratorët, Aeroporti i Vlorës, Thumanë-Kashar, Porti i Durrësit, Termocentralet e energjisë në Vlorë, parqet voltaike, miliardat e rrugëve, e kullave, koncensionet, investimet strategjike, e mjaft të tjera. Aty janë Balluku, Veliaj, por janë bashkë me Edi Ranën. Asnjëri nuk hetohet pa përfshirë Edi Ramën në hetim në dosje. Ka përgjime. Ka sky-enchro. Ka mall amerikan nga DEA dhe evropian nga Eurojust. Mafiozët janë rrëfyer. Dosja e Ramës është narcos dhe të tjerat e përmendura më sipër. Sepse shkrirja e parave të kokainës me ato të korrupsionit, kërkonin sërish Ramën ndërmjetës e aksioner. Duhej për tu hapur rrugë pastrimit. Mirë është që operacionalja vëzhguese e SPAK, t”i ruajë me kujdes Ramën, Ballukun e të tjerë të pandehur qeveritar e parlamentar. Hetimin e Ramës e marrjen të pandehur të tij nuk e ndalon dot as KM as SPAK..”Diella” nëna e 83 fëmijëve elektronikë socialistë, është teneqja ministre që do shkryajë amanet-testamentin e çiftit..

Share it :