Në makinë me punonjësin e Policisë, zbulohet lidhja mes Gilmando Danit dhe “Sheqerit”
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i regjistruar këtë të martë në Rinas ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos rëndë punonjësi i AMP-së, Muçi Shaljani (Sheqeri).
Burime për mediat bëjnë me dije se Dani dhe Sheqeri kishin lidhje shoqërore me njëri-tjetrin dhe ishin miq prej kohësh.
Raportohet se Dani dhe Sheqeri sapo ishin kthyer nga Barcelona, ku kishin fluturuar në datë 7 nëntor të këtij viti. Pasi kishin zbritur në Rinas kanë marrë nga parkimi automjetin e blinduar tip “Benz” i cili ishte në pronësi të Elvis Kosovës një emër gjithashtu i dëgjuar për policinë.
Nuk dihet ende se kush janë autorët e atentatit por dyshohet se këta të fundit e kanë ndjekur prej kohësh Danin duke mësuar çdo lëvizje të tij për ti bërë pritë dhe për ta ekzekutuar këtë pasdite pak çaste pasi kishte zbritur në aeroport.









