Balluku duhet arrestuar një orë e më parë”/ Kalaja: Rrezik potencial për të prishur provat
Ish-kandidati për deputet, Aulon Kalaja ka komentuar mbrëmjen e sotme dosjen penale ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga ana e SPAK.
Kalaja thekson se Balluku duhet ta arrestohet një moment e më parë nga ana e Prokurorisë së Posaçme pasi sipas tij, zv.kryeministre është rrezik potencial për prishjen e provave.
“Tani ajo që nuk kuptoj, se si arrestohet Veliaj dhe nuk arrestohet Belinda Balluku. Ç’është kjo drejtësi me dy standarde?! Duhet të arrestohet është rrezik potencial për me prish prova. Është zv.kryeministre, është ministre e Infrastrukturës.
Për mendimin tim duhet të arrestohet është rrezik potencial për me prish provat. Edhe Veliaj tha po kërkoj Nesti Angoni. Po kërkonte dëshmitarin me e intimiduarin drejtpërdrejt. Edhe kjo zonjë është rrezik potencial për me prish provat. SPAK duhet ta arrestojë një moment e më parë”,- ka thënë Kalaja në emisionin “Log”









