Bardhi: Belinda Balluku fshihet si një kriminele, nga SPAK e mbron Rama!
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e pandehur nga SPAK të paraqitet në Komisionin për Burimet Natyrore për të dhënë shpjegime, pasi po diskutohet per buxhetin qe do ti jepet pikërisht ministrise se saj.
Bardhi tha se, ajo fshihet si një kriminele dhe si një bandite, i fshihet Kuvendit të Shqipërisë, ajo duhet të japë llogari para deputetëve.
“Unë e kuptoj që ka një ngërç në rastin e ministrisë së Infrastrukturës, sepse ministrja në vend që të vijë të japë llogari në Komision, duhet të shkojë në SPAK, sepse është marrë e pandehur.
Ne duhet të miratojmë në parim buxhetin dhe fondet që do ti japim ministrisë përkatëse. Kemi një akuzë të prokurorisë që 50 mln euro janë vjedhur vetëm me një projekt. Ministrja të vijë të na bindë si do i besojmë ne menaxhimin e këtij buxheti, kur me fakte dhe prova që vetëm në një projekt janë vjedhur 50 milionë euro.
Për ne është shumë e rëndë.
Ministrja do të duhet të vijë të japë llogari. Kemi një akuzë zyrtare për ministren që vazhdon të jetë në detyre.
Nëse ka turp të vijë dhe të përballet me Kuvendi është çështje e saj personale. Zonja që dëshiron të jetë ministre do të duhet të vijë të raportojë në Komision. Ajo është e paligjshme ajo fshihet si një kriminele, si një person i pandehur i fshihet Kuvendit. Duhet të japë të vijë llogari.
Kjo është një shenje tjetër e sjelljes harbute të rilindasve që kapen përditë në vjedhje dhe shkelje, injorojnë parlamentin dhe rregullat e shkruara për të qenë në komisionet dhe në seancat plenare të kuvendit. S’ka pse u trembet deputetëve Balluku, ata nuk kanë pranga. Prangat i ka SPAK por që duke qene nën ombrellën e Ramës duket se do ta shtyjë edhe ca kohë duke shëtitur lirshëm e duke vijuar që të vjedhin së bashku shqiptarët”, u shpreh Bardhi.









