Berisha: I përgjigjem çdo thirrje nga institucionet e drejtësisë! Hetimin e 21 janarit e ka penguar Rama
Kryetari i PD, Sali Berisha i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me thirrjen e tij në SPAK, për hetimet mbi protestën e 21 janarit 2011.
Berisha, gjatë konferencës për media tha se, iI përgjigjem çdo thirrje nga institucionet e drejtësisë. Hetimin e 21 janarit e ka penguar Edi Rama, organizatori kryesor i asaj proteste.
“Mund të ju pohoj atë që kam thënë; i jam përgjigjur gjithë jetën time, çdo thirrje organeve të drejtësisë dhe do të përgjigjem. Do ti përgjigjem nuk ka koment. Nuk mund të ketë pyetje a do i përgjigjem.
Por ka vetëm një kusht: që unë të marr thirrjen. Dhe ata që përdorin këtë për propagandë, për të mbuluar skandalin Rama-Balluku të tunelit të Llogarasë, apo për të mbuluar skandalin e madh të aeroportit të Vlorës, etj., ata tregojnë se janë shërbëtorë mjeranë të një bande e cila vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë.
Pra, edhe njëherë, se ti je gazetar; vendimi, njoftimi duhet të vijë siç kanë ardhur me dhjetëra njoftim të tjera dhe unë i jam përgjigjur çdo njoftimi që ka ardhur. Kurse përdorimi i kësaj është akt i shëmtuar i Altin Troplinit, një shërbëtor, një mercenar i regjimit të Edi Ramës, që kujton se mund të mbulojë sado pak me zhurma të tilla, krimet e shëmtuara të Ramës dhe Ballukut.
Ndaj dhe njëherë ju them, asnjëherë mos më pyesni mua a do shkosh. Unë do të shkoj në çdo rast që do thirrem, për çdo problem nga organet e drejtësisë. E kam ligj, e kam aplikuar, zbatuar këtë gjithë jetën time.
Nuk mund të ketë hezitim dhe mëdyshje.
Por meqë jemi këtu, çështja e 21 Janarit është hetuar njëherë nga një armike e egër e Sali Berishës dhe PD-së, një njeri për të cilin unë kam shprehur publikisht të gjithë konsideratat.
Çështja e 21 janarit nga viti 2013, që ne kemi humbur pushtetin dhe gjer sot, është penguar të hetohet mendoj unë, të rihetohet se mundet, e nuk jam kundër, është penguar vetëm e vetëm për shkak të Edi Ramës, sepse deklaratat e qeverisë së SHBA-së dhe BE-së janë shumë të qarta dhe kërkojnë hetimin nga polici tek organizatori kryesor.
Çfarë ka ndodhur? Ka ndodhur që prej rreth 13 vitesh kjo çështje përdoret për propagandë. Por shoferi që i përdori mish për top njerëzit, siç e ka thënë, shkrimtari që sot merret me problemet teologjike, Ben Blushi ishte Edi Rama.
Referojuni pak, ai i solli këto dhe i solli në protestën më të dhunshme në historinë e vendit. Protesta më e dhunshme në historinë e vendit, ndaj dhe janë mjeranë ata, shërbëtorë të shpifur që përdorin për të mbuluar sa herë u duhet krimet e tyre, në një kohë kur vrasësi i vërtetë i tyre ishte ai që i solli ata, mish për top, siç ka thënë Blushi, shoferi i autobusit të tyre.
Është çështje e hetuar kur unë kam qenë dhe nuk kam qenë në pushtet, por e hetuar nga armiq të egër të PD-së dhe qeverisë time, të etiketuar nga unë në mënyrën më të qartë seç përfaqëson.
Bllokimin e hetimit, apo nëse nuk është hetuar si duhet, po nuk janë hetuar organizatorët kryesorë të saj. Dhe organizatori kryesor, numër 1 me gjithë dokumentacionin është Edi Rama. Pastaj ka dhe të tjerë, por Edi Rama me akte dhe veprime konkrete…
… Edhe njëherë po lexoni të pavërteta. Banesa ime, në banesën time kanë ardhur me qindra letra, njoftime dhe të tjerë. Që të gjitha i marrin dhe i dorëzojnë. Midis të tjerash edhe nga gjykata, të gjitha njoftimet.
Midis tjerash për dijeni tuaj, ka patur raste që i kanë dërguar edhe me motoçiklete. Prandaj të lutem mos përsërit mashtrime ordinere të njerëzve të cilët janë të angazhuar në propagandë, nuk të takon ty kjo”, u shpreh Berisha.








