Gjykata e Lartë cakton datën për rekursin e Ilir Metës, seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura
Gjykata e Lartë ka caktuar datën 27 nëntor, ora 12:30, për shqyrtimin e rekursit të tij kundër masës së sigurisë “arrest në burg”, një masë e cilësuar gjerësisht si politike dhe e porositur nga qeveria.
Seanca do të zhvillohet në dhomë këshillimi. Relator i çështjes është gjyqtari Ilir Panda, që pritet të shqyrtojë kërkesën për shfuqizimin e masës së sigurisë vendosur nga shkallët e mëparshme gjyqësore, të cilat opozita dhe vetë Meta i kanë denoncuar si pjesë të një “operacioni politik” kundër tij.









