Besoni shiun jo qeverinë!

Luçiano BOÇI

U deshën ca gjyma shiu që të zbulonin sa i brishtë është shteti i propagandës dhe sa i madh është mali i korrupsionit të Ramës.

Nuk kishte as ciklon, as stuhi biblike. Ra thjesht shi. As shumë e as pak.

Aq sa për larë pluhurin e vjeshtës.

Por kaq mjaftoi që akset tona kombëtare të dilnin jashtë loje, e të shkrinin si kripa në ujë miliardat e Qukës-Qafë Plloçë e Korçë-Ersekë e rrugëve të tjera kudo, sikur të ishin rrugë arash për kalimin e qerreve me misër e jo korridore jetike të një vendi europian ku kalojnë makina.

Ky shi vjeshte dëshmoi se ky vend duket që nuk ka nevojë për auditime, as për ekspertiza të shtrenjta.

Ka nevojë vetëm për shi.

Shiu është i vetmi institucion që nuk korruptohet, nuk negocion, nuk mbyll sytë.

Shiu bie mbi të vërtetën. Dhe këtë javë, të vërtetat që zbuloi ishin brutale.

Ironia e gjithë situatës ishte reklamimi propagandistik i bypassi-t që bëri firma me 2 milion lekë për të shplarë 260 milion eurot e grabitura të Qafë Plloçës.

Harruan që ai bypass-i i vogël, hedh në erë projektin abuziv dhe realizimin e tillë si dhe shumat e fryra e të grabitura të investimit.

Mund të jetë një imazh i rrugë

Share it :