Çollaku: Hetimet ndërkombëtare po ngushtojnë rrethin e narkopushtetit shqiptar
Gazetari Basir Çollaku në emisionin “Task Force” në SYRI TV, ka folur për lëvizjet e fundit të SPAK, vizitën e kryeprokurorit Olsian Çela dhe kreut të BKH-së Altin Dumani në Belgjikë, si edhe përfshirjen e SHBA-së në hetimet ndërkombëtare mbi trafikun e drogës dhe pastrimin e parave me origjinë nga grupet kriminale shqiptare.
Çollaku komentoi edhe një deklaratë të zëvendësdrejtorit të FBI-së, Dan Bongino, i cili kishte paralajmëruar politikanët e korruptuar me fjalët: “Ne do t’ju gjejmë. E dimë kush jeni.” Sipas Çollakut, ky mesazh vlen edhe për kryeministrin Edi Rama, duke shtuar se hetimet për dosjet e kokainës dhe investimet e dyshuara me para të krimit po afrohen drejt Tiranës.
Ai theksoi se miliarda euro të trafikut ndërkombëtar të drogës po hetohen nga autoritetet belge, dhe sipas tij, vizita e Çelës dhe Dumanit në Bruksel lidh ‘Do t’i shtoj kësaj edhe një postim të sotëm të Dan Bonginos, zëvendës drejtorit të FBI-t, i cili thotë, nëse je një politikan i korruptuar, ne do të gjejmë. Unë nuk kam miq dhe nuk dua miq. Nuk kam ardhur këtu për para, po vijnë tek ju.
“Këta politikanë të korruptuar për të cilët flasim këtu, kryepolitikanin e kemi të korruptuar edhe në çështjen e Shteteve të Bashkuara. Pra, ky postim vlen edhe për Edi Ramën. Ne do të gjejmë dhe e dimë se ku je o zotëri. Dhe ata, dhe e gjithë kjo, hetimi i madh ndërkombëtar për narkopushtetin shqiptar, për dosjen e narkos, se këtu te gjithë këto investime që janë bërë shkel e shko te Ahmetaj, ka dhe dosje të trafikut të drogës, ka dhe para të kokainës që janë investuar sepse shumica e trafikantëve, kemi rithënë, i kanë hedhur paratë në këto investime strategjike për kryeministrin, por për t’u hetuar.
Këtu, kemi vizitën sot edhe të Olsian Çelës dhe të Altin Dumanit në Belgjikë. Pas, është një lloj kthimi për avancimin e hetimeve. Pse pikërisht…
Sigurisht pra, kërcënimet. Tani, ajo, po flasim për kërcënime edhe mediatike. Se politike, ndjesë, politike dhe kriminale, këto kanë halle penale të shumta që i rrethojnë dhe duan të fitojnë kohë dhe të fitojnë mundësi për mos shkuar deri në fund. Por edhe kanosjet mediatike. Kjo do të thotë që ka grupe mediatike që janë o tek politika e inkriminuar, ose tek mafia.
Kjo është arsyeja që kanosja shkon në adresë të strukturave të posaçme, prokurorëve, pikërisht me këto dy grupe. Nuk ka pavarësi kriminale në këtë mes. Dhe ndaj dhe deklarimi i zotit Dumani për kërcënime të shumta politike, kriminale dhe mediatike, njëkohësisht, ndërtimi, ajo që më bëri përshtypje më në fund le të themi, i grupeve të përbashkëta të ndihmës juridike dhe të dosjeve të përbashkëta Belgjikë, pra Bruksel – Tiranë, na thotë që ato miliarda euro që na kanë thënë prokurorët federalë belgë që po investohen në Shqipëri, që prodhohen nga trafiku ndërkombëtar me tonelata e kokainës dhe miliarda po investohen në Shqipëri, atëherë Çela dhe Dumani kanë shkuar atje pikërisht për t’u pasur më nga afër dhe për të saktësuar se kush janë grupet që.
Ç’do të them me këtë? Që çorapja vjen në Tiranë. Pra miliarda euro. Si dosje tashmë, jo si, ajo ka ardhur, po hetohet, po gjykohet, por thellësia e materialeve që shkojnë në dëm të ekonomisë dhe të politikës të lidhur bashkërisht, mbërrijnë. Mund të na vijë, besoj, do të kemi mysafir të nderuar dhe Arubën. E thënë dhe rithënë shpesh, e cila është tek Black Eagle aty.
Ajo dosje duhet të mbërrijë në Shqipëri se aty ka shumë politikanë, ka shumë zyrtarë të përfshirë brenda saj. Po na vijnë, këto, ta… një pafundësi çështjesh të rënda që janë atje, dhe kanosjet mund të jenë të ndërthurura mes këtyre dosjeve në Amerikën Latine, në Bruksel, në Hollandë, në Belgjikë, Gjermani, Francë apo kudo ndalon kjo stacione mafioze ku ekspansioni i krimit shqiptar është i frikshëm dhe investimet strategjike që tashmë do mbikëqyren, do kenë një filtër amerikan.
Dhe, le të themi, truprojat apo ekspertët e sigurisë që kanë marrë trajnim nga shërbimet sekrete amerikane, këtu jemi në kufijtë e cënimit të rëndë të sigurisë kombëtare.
Ti nëse ke Sinaloan, ke atë kartelin tjetër meksikan që kishte shpallur Maduron, Trump-i sot, pjestarë të kësaj organizate terroriste. Ke Ndrangheta-n, ke Sacra Corona-n, ke Camorra-n“, tha ndër të tjera Basir Çollaku në SYRI TV.









