Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj publikoi sot një dokument përmes së cilit thotë se qeveria shqiptare, nëpërmjet Belinda Ballukut, i ka falur kompanisë “Bankers Petroleum” 120 milionë euro.
Shehaj publikoi një shkresë e vitit 2019 që tregon se si Balluku i shkruante ministrisë së Financave dhe drejtorisë së Doganave ku i kërkonte pezullim të vjeljes së një gjobe 120 milionë euro ndaj ‘Bankers Petroleum’.
drejtohet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe iu kërkon pezullim të veprimeve në lidhje me vjeljen e një shume prej 120 mln euro. Kjo gjobë dhe ky detyrim ka lindur në 2016, pasi Bankers ka marrë një gjobë nga Doganat për evazion fiskal, në lidhje me mospagesën e aksizës në import. Pavarësisht faktit që Doganat janë munduar ta vjelin këtë shumë, nuk kanë arritur kurrë t’i marrin ato para sepse politika, qeveria nuk i ka lejuar. Derisa ka ardhur momenti që ministrja Balluku i ka dërguar zyrtarisht një shkresë u ka thënë: mos veproni kundër Bankers” – shprehet Agron Shehaj, teksa shpërndan dhe dokumentin.













