Autobusi i Unazës merr para disa mjete të parkuara tek palltet me shigjeta

Autobusi i Unazës merr para disa mjete të parkuara tek palltet me shigjeta

Një aksident raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë, në zonën e njohur si Pallati me Shigjeta në Tiranë.

Autobus i linjës së Unazës ka dalë nga rruga dhe është përplasur me disa mjete të parkuara. Raportohet se autobusi ka tentuar të shmangë një person me bicikletë që po vinte drejt tij dhe për pasojë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetet e parkuara.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar çiklisti, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Share it :