Një grua në Bulqizë dhunoi burrin e saj, por pasi ky i fundit mori “Urdhër Mbrojtje”, ajo e hodhi vështrimin diku tjetër.
Në pamundësi për të vazhduar dhunën ndaj burrit, ajo ka dhunuar rëndë të dashurin e saj, duke i prerë organet gjenitale. Ky ishte lajmi që tronditi sot opinionin publik shqiptar.
Gruaja e cila bëri këtë akt makabër quhet Gëzime Lleshi dhe është 33 vjeç. Mbiemri Lleshi që ajo po përdor aktualisht është i vajzërisë pasi Gëzimja është divorcuar nga burri i dytë.
Në martesën e parë ajo mbante mbiemrin Xheka ndërsa nga e dyta mbante mbiemrin Hoxha. Gëzimja kishte tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë me të cilët banonte aktualisht. Njëra nga vajzat e saj vuante nga epilepsia.
Historia e saj i përngjan telenovelave. Besojeni ose jo, por kjo është ngjarje e ndodhur në Shqipërinë e çudirave.