Berisha: Paketa kundër shpopullimit është hapi i parë drejt një kthese që synon të shpëtojë Shqipërinë
Kryetari i PD, Sali Berisha tha në një konferencë për media se paketa kundër shpopullimit përbën hapin e parë drejt një kthese që synon të shpëtojë Shqipërinë.
Ai e cilësoi situatën aktuale si katastrofën më të madhe demografike në historinë e kombit shqiptar. Berisha theksoi se shqiptarët nuk e meritojnë zhdukjen dhe kanë të drejtë të jetojnë në trojet e tyre historike.
“Natyrisht kjo paketë është vetëm hapi i parë i domosdoshëm për të shënuar një kthesë, e cila synon të shpëtojë Shqipërinë nga shkretimi i plotë i banorëve të saj.
Fshirja, shuarja.
Historia e kombeve është histori e lindjes, lulëzimit, por edhe zhdukjes së tyre.
Shqiptarët nuk e meritojnë të zhduken.
Shqiptarët duhet të meritojnë në trojet e tyre që nga kohërat ilire gjer sot.
Kjo që ndodh është katastrofa më e madhe demografike në historinë e kombit.
Kurrë shqiptarët nuk kanë përjetuar një shpopullim të tillë nga asnjë pushtim, nga asnjë sëmundje, nga asnjë epidemi.
Kjo ishte çështja që desha të sjell tek ju dhe që ne do e mbrojmë në parlament”, tha Berisha.









