Berisha: Taulant Balla duhej të ishte i dënuar me të paktën 30 vite burg për veprat penale që ka kryer!

Berisha: Taulant Balla duhej të ishte i dënuar me të paktën 30 vite burg për veprat penale që ka kryer!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Taulant Balla, duhej të ishte i dënuar me të paktën 30 vite burg për veprat penale që ka kryer.

Ai tha se, Taulant Balla është i regjistruar për bisedat që ka bërë me Mario Çelën, vëllain e Suel Çelës, në të cilën parashtrohen kushtet ku merr përsipër arrestimin e kundërshtarëve të bandës Çela në Elbasan, në mënyrë që ajo të angazhohet në veprimtari elektorale dhe të garantojë votat e premtuara.

Berisha: Taulant Toyota Yaris duhej të ishte, për veprat penale që ka kryer, i dënuar me të paktën 30 vite burg.

Porositësi i vrasjeve, sipas dokumenteve zyrtare, të shkatërruara me procesverbale, bashkëpunëtor i ngushtë i krimit, që shkoi dhe liroi me urdhër të Suel Çelës, ky është një ushtar i Suel Çelës, terroristët që vunë tritolin nën shalën e biçikletës së Lulzim Kullës, bashkë me prokurorin Vath Staka shkuan dhe i liruan.

Taulant Balla është i regjistruar për bisedat që ka bërë me Mario Çelën, vëllain e Suel Çelës, në të cilën parashtrohen kushtet ku merr përsipër arrestimin e kundërshtarëve të bandës Çela në Elbasan, në mënyrë që ajo të angazhohet në veprimtari elektorale dhe të garantojë votat e premtuara.

Taulant Balla është i regjistruar, por mbrohet nga Altin Troplini, në dosjen Toyota Yaris, ku kërkon tërheqjen e aseteve të bandës Toyota Yaris, që ishin të bandës së Elbasanit, që ishin konfiskuar, rikthimin e tyre tek policia, në mënyrë që ai t’i vononte, t’i nxirrte jashtë afateve ligjore.

Janë të gjitha këto në dokumente zyrtare që unë i kam paraqitur shumë herë.

Ndaj dhe Taulant Balla është një delinkuent ndër më kryesorët në politikën shqiptare sot pas Edi Ramës dhe Lubi Ballukut.

Share it :