Shkullaku: Reforma në drejtësi ra. Rama i tha Kushtetueses që s’na duhet as SPAK as Gjykata e Posaçme

Shkullaku: Reforma në drejtësi ra. Rama i tha Kushtetueses që s’na duhet as SPAK as Gjykata e Posaçme

Gazetari Armand Shkullaku i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, është shprehur se, Belinda Balluku ka ikur, por Rama po luan për kokën e tij.

Duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Shkullaku u shpreh se, kjo tregon se reforma në drejtësi ka rënë dhe Rama i tha Kushtueses se, nuk na duhet as SPAK e as Gjykata e Posaçme.

Rama ka pasur një hall, atë që tha dhe Bushati, pse dilte ky çdo ditë, një muaj rresht për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për t’i thënë që do vendosni kështu siç po ju them unë, sepse ky është një rast i paprecedentë, nuk ndodh asnjëherë në Evropë, gënjeshtra të atij lloji, vetëm e vetëm sepse donte të tregonte forcë. Forcë.

Jo thjesht ndaj ca prokurorëve të SPAK-ut, që ata i ka pasur në komandë të plotë deri dje, po forcë ndoshta dhe ndaj ndonjë faktori tjetër që për herë të parë, për herë të parë e theksoj, që nga krijimi i organeve të drejtësisë së re, guxoi të hetojë një ministër në detyrë për afera qeveritare, pra jo për pasuri personale.

Dhe në këtë aspekt Rama është ndjerë i i kërcënuar është fjalë e madhe, por është ndjerë vulnerabël, pra që edhe ai mund të preket. Pra kur them ai, Belinda, vendimmarrja e qeverisë, VKM e të tjera e të tjera. Sepse për të vajtur te Rama shkohet shumë kollaj, domethënë Ramën edhe prokurori më ordiner me ato shkeljet që ka bërë, e çon në burg pa pasur nevojë fare të bëjë hetime.

Por ky e kishte këtë një provë force. Përveç se një provë force, ishte dhe një fitim kohe për të negociuar, për të treguar, për të provuar këtyre faktorëve që them unë që shiko me mua nuk e keni të lehtë. Sepse vërtetë mund të keni një prokuror, por unë kam gjykatën dhe unë kam gjithë sistemin në dorë.

Dhe kjo është e rëndësishme për të kuptuar që kthimi i Belinda Ballukut në zyrë, po përdor emrin se Belinda ka ikur, thashë dhe një herë, nuk do të thotë që shtohet apo pakësohet vjedhja. Sepse këtu vjedhjen nuk e bën një individ i caktuar. Ka individë që vjedhin në një kohë të shkurtër shumë më tepër, pra janë më efektivë, ka të tjerë që vjedhin pak më pak për një kohë të gjatë. Balluku ka qenë te pjesa e parë. Kush është problemi?

Problemi është që sistemi që ka krijuar Rama, prandaj unë shpesh i them organizata e Rilindjes, sepse është një organizatë që vepron në bazë të rregullave që vepron mafia. Pra, lind nga krimi, mbahet nga krimi, prodhon para nga krimi dhe po me këto para blen aktorët që janë në lojë që do të duhet të luftonin krimin.

Pra, ikën Belinda, vjen dikush tjetër. Si e shpjegoni ju faktin për shembull që Edi Rama, dy drejtorët më të rëndësishëm që ka Shqipëria, drejtorin e ARRSH-së dhe drejtorin e Energjisë, KESH-it, nuk e zëvendëson. Pse? Mirë Belinda është e pazëvendësueshme. Po drejtorët pse nuk i ndërron? Drejtorin e KESH-it e emëron dhe e shkarkon bordi. Bordin e KESH-it e ka në dorë kryeministri.

Drejtorin e ARRSH-së e ka kompetencë vetë kryeministri, s’ka lidhje as Belinda, asnjë njeri. Këta pse nuk emëron dy të tjerë? Sepse ty për herë të parë të ka hyrë një shkop në ingranazhin e makinerisë së madhe që prodhon korrupsion.

Prandaj them që vendimi i Gjykatës Kushtetuese i duhej Ramës dhe do t’ia tregonte të gjithëve, gjithë botës që këtu kam vendosur unë një kufi. E dëgjuat çfarë tha për BKH-në. Ç’nuk e tha deri dje për BKH-në. Pse nuk u ngrit ai për BKH-në kur tërhoqën zvarrë Ilir Metën? Se ishte skandaloze. Pse nuk shfryu ato dyqind me që i kanë ngelur kur i morën kompetencat kuvendit dhe kufizuan lirinë e një deputeti, në rastin e Berishës. Sepse i ka interesuar.

Po po dhe për të vetët. Njëherë guxoi foli, me demek foli për Erion Velinë, por prapë dhe atë e kishte hallin e vet, mos guxoni të vini te telefoni im. Tashti që këta guxuan t’i shkojnë te dera e kryeministrisë, Rama po përdor gjithçka që ka në dorë dhe kjo u provua te vendimi i Kushtetueses, siç tha Bushati, ne nuk prisnim që Gjykata Kushtetuese të tregonte integritet.

Se ka treguar asnjëherë, pse do ta bënte tani, kupton? Pavarësisht se ata janë moshuar pak, por nuk do të thotë që kanë fituar karakter dhe personalitet dhe dinjitet, janë ata që janë. Ai e bëri këtë gjë dhe ne të gjithë këtu duhet të arrijmë në përfundimin që i gjithë reforma në drejtësi nuk varet nga Brukseli, po varet nga Surreli.

Ta kam fjalën që këtu ka qenë një kufi, reforma në drejtësi ra. Doli ky dhe tha Gjykatës Kushtetuese, s’na duhet më as prokuroria e posaçme, as gjykata e posaçme’, u shpreh ndër të tjera, gazetari Armand Shkullaku në SYRI TV.

Share it :