Alo, mbërrite në Dubai? Shumë mirë, tani po e pres atë fletëarrestin”, shkruan Hoxha në Facebook, një reagim ironik që mund të interpretohet si një aludim se Agasi mund të jetë larguar jashtë Shqipërisë, konkretisht në Dubai, përpara ose menjëherë pas veprimeve të Prokurorisë së Posaçme.
Përveç dyshimeve për një largim të mundshëm, postimi ngre pikëpyetje edhe për një dekonspirim të mundshëm të operacionit të SPAK, duke shtuar paqartësitë mbi ekzekutimin e urdhër-arrestit.
Nga ana tjetër, SPAK nuk ka dhënë ende një konfirmim zyrtar mbi operacionin e zhvilluar në kuadër të hetimeve për tenderat e AKSHI-t dhe as mbi vendndodhjen e Agasit.









