Berisha: Baxhanaku i Ramës u pagua 800 herë brenda vitit nga Thesari i Shtetit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi familjen e kryeministrit Edi Rama për përfshirje direkte në tendera dhe kontrata publike.
Berisha deklaroi se Linda Rama, bashkëshortja e Ramës, del në regjistrime për ndërhyrje në procedurat e tenderave, ndërsa kompanitë e baxhanakut të kryeministrit kanë realizuar rreth 800 transaksione nga Thesari i Shtetit brenda një viti.
Fjala e tij:
Para jush kam denoncuar me dhjetëra hera Armand Frangun, si njeriun që me kompanitë e tij fitonte me kontrata sekrete, nga kjo kryemafiozja e familjes, shifeni… 90 gjer në 96 përqind të të gjitha fondeve.
Ky është Gerond Meçe, njeriu i cili pohon, është me regjistrim, se ABS është kompania e baxhanakut, se jo vetëm ai ndërhyn, por ndërhyn zonja Rama në përcaktimin e tenderave.
Kjo është e regjistruar.
Dosjen e ka pasur prokurori me mbiemrin Mara, të cilin thuhet se Dumani donte ta zhdukte, ta asgjësonte.
Por kur mësuan se dosja ndodhet edhe diku tjetër, e ruajtën, por nuk e asgjësuan.
Ky ka histori interesante, por do ndalemi më pas.
Tani, janë në një vit, 800 transaksione nga Thesari i Shtetit në kontot e dy kompanive të baxhanakut, B360 dhe ABS, më vonë e ndryshuar në ABSLI, me lojërat që kanë bërë.









