Cmimet e ushqimeve baze te larta/ Xhixho: Qeveria takson me 20% per te mbushur buxhetin e varferuar qytetaret

Cmimet e ushqimeve baze te larta/ Xhixho: Qeveria takson me 20% per te mbushur buxhetin e varferuar qytetaret

Deputetja e PL, Erisa Xhixho, në një postim në rrjete sociale u shpreh se shtrenjtimi i produkteve kryesore të shportës po godet drejtpërdrejt familjet shqiptare, ndërsa shteti vazhdon të mbledhë taksa të larta edhe mbi bukën e përditshme.

Ajo solli si shembull blerjen e produkteve bazë të shportës ushqimore, ku nga rreth 5000 lekë shpenzime, një pjesë e konsiderueshme shkon për TVSH, duke rënduar më tej buxhetin familjar.

Sipas Xhixhos, propozimi i Partisë së Lirisë për uljen e TVSH-së nga 20% në 5% do të ishte një lehtësim real ekonomik dhe social për mijëra familje që sot mezi përballojnë muajin.

Postimi:

Mora në supermarket disa nga produktet kryesore të shportës, duke filluar nga vaji, qumështi, mielli, sheqeri, kosi, djathi, vezët, orizi dhe padyshim buka, e cila është produkti kryesor i familjeve shqiptare.

Në këto shpenzime, rreth 5,000 lekë, 20% është TVSH (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar). Në përllogaritjen e këtij shpenzimi, TVSH-ja është 830 lekë. Këto janë para që shkojnë direkt në buxhetin e shtetit, prandaj edhe rritet buxheti.

Partia e Lirisë ka bërë një propozim në Parlamentin Shqiptar për ta ulur TVSH-në e produkteve të shportës bazë nga 20% në 5%, me qëllim që t’u vijë në ndihmë mijëra familjeve dhe të ulë koston e jetesës.

Nëse përllogarisim këtë shpenzim javor që kemi bërë sot, pra 5,000 lekë, duke marrë parasysh propozimin e Partisë së Lirisë për TVSH-në, ne do të kursenim 625 lekë në javë. Gjithashtu, do të kursenim rreth 32,500 lekë në vit.

Kjo është një iniciativë jo thjesht ekonomike, por edhe sociale, e cila do të ndihmonte mijëra familje që nuk arrijnë ta përmbyllin muajin.

Rreth 50% e buxhetit të familjeve shkon vetëm për ushqime.
Rreth 20% e buxhetit të pensionistëve shkon për ushqime.

Ndaj edhe në sondazhin e fundit të Barometrit të Ballkanit Perëndimor, shqetësimi i 72% të shqiptarëve është pikërisht kostoja e jetesës.

Me këtë iniciativë, ne u vijmë në ndihmë të gjithë shqiptarëve për të ulur koston e jetesës dhe për ta bërë jetën më të përballueshme për ta.

Share it :