Zbardhen detaje nga mbledhja e Këshillit të Mandateve
Zbardhen detaje nga mbledhja e këshillit të mandateve ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut.
PD ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura, duke lejuar pjesëmarrjen e mediave dhe të gjithë deputetëve, si dhe qasje në provat dhe materialet përkatëse, përfshirë USB-të.
“Mbledhja të jetë e hapur për median dhe publikun, të marrin pjesë të gjithë deputetët, të na vihen në dispozicion provat dhe USB-të”, ka thënë Gazment Bardhi.
PS ka deklaruar se mbledhja duhet të mbahet e mbyllur, për të ruajtur sekretin hetimor dhe për të lejuar pjesëmarrjen vetëm të anëtarëve të Këshillit.
Mbledhja të jetë e mbyllur për të ruajtur sekretin hetimor, në mbledhje vetëm anëtarët e Këshillit”, ka thënë Taulant Balla.
Në mbledhje marrin pjesë prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko si dhe kreu i ri Klodian Braho ndërsa Balluku përfaqësohet nga avokati i saj Ardian Kalia.
Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi, ka kërkuar që edhe seanca parlamentare ku do të votohet raporti të jetë e mbyllur.









